Qeveria miraton trajtimin financiar për punonjësit e Policisë së Burgjeve

Qeveria miraton trajtimin financiar për punonjësit e Policisë së Burgjeve

143
0
Shares

SKëshilli i Ministrave miratoi sot vendimin “Për trajtimin me pagë e shtesa mbi pagë dhe për procedurën e kompensimit financiar gjatë qëndrimit në punë të punonjësve të policisë së burgjeve”, i cili përcakton trajtimin me pagë, shtesën mbi pagë, si shtesa për natyrë të veçantë pune, shtesa për çdo vit vjetërsie shërbimi si dhe kompensimet e shpenzimeve të udhëtimit, kompensimi për qiranë e banesës edhe trajtimi me ushqim pa pagesë.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj shprehet  ‘Jam krenare që arrijmë një rezultat të tillë në të mirë të punonjësve të sistemit penitenciar shqiptar falë mbështetjes nga Kryeministri Edi Rama dhe Qeveria Shqiptare’.

Në VKM që u miratua sot përcaktohet e drejta e përfitimit të kompensimeve të shpenzimeve të udhëtimit, në vlerë lekësh për muaj, bazuar në distancën në kilometra nga vendbanimi i punonjësit që fillon nga shuma 3,000 Lekë në muaj për distancën më të shkurtër prej mbi 36 km deri në 15,000 Lekë në muaj për distancën më të gjatë, 200 km kur punonjësi komandohet larg vendbanimit.

VKM-ja që e miratua sot përcakton edhe të drejtën e përfitimit të kompensimit për qiranë e banesës, kur punonjësi është transferuar apo komanduar. Ky përfitim është i njëjtë me punonjësit e policisë së shtetit dhe merret nga punonjësi i Policisë së Burgjeve që transferohet ose komandohet jashtë vendbanimit të tij të përhershëm, për shkak të detyrës ose për nevoja pune, në rastet kur fjetja, transporti dhe ushqimi nuk sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Këtë kompensim punonjësi e përfiton nëse transferohet ose komandohet në largësi mbi 36 km.

Gjithashtu, në këtë VKM parashikohet edhe e drejta e kompensimit për ushqim, në rastet kur është i pamundur trajtimi me ushqim nga institucioni.Miratimi i këtij Vendimi të Këshillit të Ministrave do të bëjë të mundur realizimin e një trajtimi më të mirë në pagë dhe në shtesa mbi pagë të punonjësve të Policisë së Burgjeve, në zbatim të legjislacionit përkatës.

Efektet Financiare dhe Përfitimet nga VKM

  1. Nga zbatimi i pagës bazë për gradë, për periudhën 07.08.2020 deri 30 nëntor 2020, shtesa është 42.3 milion lekë.
  2. Nga zbatimi i pagës bazë për gradë dhe i shtesës për vjetërsi shërbimi, efektet financiare për vitin 2021 për pagën bazë për gradën, si dhe efektet për shtesën për vjetërsi shërbimi që hyn në fuqi me datën 01 janar 2021, llogariten rreth 180 milion lekë.
  3. Nga zbatimi i shtesës për natyrë të veçantë pune, shtesë që do të fillojë zbatohet  nga data 1 Janar 2022, efektet financiare llogariten rreth 120 milion lekë.
  4. Kosto totale e shtesës për gradë, shtesës për vjetërsi në punë dhe shtesës për natyrë të veçantë pune, për vitin 2022, llogariten rreth 306 milion lekë.
  5. Efektet financiare nga parashikimi për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit, kompensimit për qeranë e banesës si dhe të trajtimit me ushqim pa pagesë për punonjësit e Policisë së Burgjeve, që transferohen ose komandohen jashtë vendbanimit të tyre, llogariten rreth 20.8 milionë lekë në vit.                                                            e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY