Basha:Njerëzit po flasin me vete, a është kjo pjesë e planit të...

Basha:Njerëzit po flasin me vete, a është kjo pjesë e planit të qeverisë?

66
0
Shares

Në një komunikim me mediat pas takimit me kryetarin e Komunës së Dibrës së Madhe kryetari i PD Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve duke u shprehur që roli i tij si kryetar i opozitës është të bëjë çdo gjë për të shpëtuar jetë njerëzish.

I pyetur nëse ndryshimi në lidhje me shkollat mund të shikohet si një reflektim pas denoncimit që kryedemokrati bëri, Basha u përgjigj:

“E mirëpres çdo lloj reflektimi, po unë nuk jam këtu për të marrë meritat se reflektoi apo s’reflektoi. Roli im kryesor sot si opozitë, si kryetar i opozitës, është të bëj gjithçka për të kursyer jetë njerëzish. Që mund të kursehen në qoftë se merren vendimet e duhura në kohën e duhur. Për të kursyer shëndetin e njerëzve, që mund të kursehet nëse merren vendimet e duhura në kohën e duhur. Kjo më preokupon. Nuk më preokupon asgjë tjetër përveç kësaj.”

Basha u shpreh që qeveria po vepron pa plan dhe së pandemia nuk luftohet pa plan.

“Unë nuk marrë përsipër të bëj komente që i takojnë vetëm ekspertëve. Por marrë përsipër t’ju them atë që është detyra ime dhe që është detyra e kryeministrit. Të thuash një gjë sot dhe një gjë nesër, tregon që s’ke plan. Dje tha shkollat nuk janë vatra infeksioni, nuk ka pse mbyllen , sot urdhëron mbylljen e pjesëshme të shkollave. Ky aspekt është i rëndësishëm për të kuptuar që nuk ka plan dhe pandemia nuk luftohet pa plan. Dhe A-ja e planit janë testimet. B-ja e planit është paisja e sistemit me mjekë, me infermier të trajnuar dhe paisjen, diagnostifikimi dhe trajtimi i pacientëve. Këtu përfshihet edhe futja në betejë e mjekut të familjes, edhe e spitaleve rajonale. Pjesa tjetër ka të bëjë me ekonominë. Siç ju thash njerëzit janë bërë të flasin me vete për shkak të shpenzimve të larta për pacientët, për të afërmit e tyre, por edhe për shkak të rritjes së kostos së jetës, të çmimeve të papërballueshme, të ushqimeve, të ilaçeve, ndërkohë që kanë humbur vendin e punës. Dhe kjo as nuk mund të luftohet, as nuk mund të trajtohet me masa gjysmake apo masa të marra kuturu. A është pjesë e një plani kjo? Nëse po, na tregoni planin. Nëse jo, atëherë një orë e më parë zotërinj, merrni përgjegjësitë e detyrës që keni e për sa kohë e keni para shqiptarëve. Kjo ka qenë thirrja ime ndaj qeverisë, kjo ka qenë thirrja ime ndaj kryeministrit. Dhe nuk e kam bërë aspak, nuk më shkon mendja kurrë që në këto momente të vështira ta bëj duke pasur parasysh kundërshtarin politik. Por kam pasur parasysh njeriun që dua s’dua unë, sot merr vendime për shqiptarët. Dhe në këtë frymë ja kam ofruar prej marsit sugjerimet, planet konkrete, të ekspertëve më të mirë të shëndetësisë dhe të ekonomisë. E keni parë që refuzimi dhe tallja kanë qenë përgjigjja e vetme. Ja ku jemi sot, fitoi njeri nga kjo? Ku do të ishim nëse do na e kishte vënë veshin? Sa jetë do ishin shpëtuar në qoftë se do ishin marrë masat që kemi këshilluar, në qoftë se çdo shpenzim tjetër do ishte ndalur dhe paratë do ishin përdorur pikërisht për këto tre prioritete kryesore. Kjo është ajo që më preokupon dhe kjo është ajo që tregon edhe veprimi i sotëm, qeveria dhe Edi Rama nuk kanë plan, janë pa plan. Dhe pa plan, nuk mund të përballemi me pandeminë.
Ju faleminderit!”

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY