Basha: Spitalet si hotele vetëm me shtretër. Të vënë në dispozicion spitalet...

Basha: Spitalet si hotele vetëm me shtretër. Të vënë në dispozicion spitalet rajonale

57
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë sërish thirrje kryeministrit Rama që të zbatojë planin e PD për të vënë spitalet rajonale në dispozicion për të trajtuar pacientët e infektuar me Covid.

Në një deklaratë për mediat Basha tha se në një situatë të tillë nuk e sheh Ramën si kundërshtar politik, por si personin që merr vendime, fatkeqësisht një person pa plan e që nuk pranon sugjerime.

“Numri i testimeve duhet të jetë 10 fishi i infektimeve. Nëse ke pasur 700 të infektuar, të nesërmen duhet të kesh 7000 testime. 10% e të infektuarve për një javë përfundojnë në spitale. Pajisja e spitaleve jo vetëm me shtretër se nuk janë hotele por me pajisje e mjaftueshme të oksigjenimit me  mjekët dhe infermierët.

Nuk ka zgjidhje vecse asaj që kemi 6 muaj që e kërkojmë, vënien në dispozicion të spitaleve rajonale. Prandaj po them edhe njëherë që është e domodoshme të veprohet urgjentisht me një plan, jo kuturu duke thënë një gjë sot, një nesër.

Dje tha shkollat nuk janë vatër e nxehtë, sot vendosi mbylljen e pjesshme. Duhet një qeveri e përgjegjshme, e cila lë gjithcka sekondare.

A-ja e planit janë testimit, B-ja e planit janë pajisjet e diagnostikimit dhe trajtimit të pacientëve. Pjesa tjetër ka të bëjë me ekonominë. Njerëzit janë bërë të flasin me vete për cmimet e larta dhe kjo nuk mund të luftohet me masa gjysmake dhe të marra kuturu. Nëse nuk keni plan, merrni përgjegjësinë një orë e më parë. Nuk më shkon mendja kurrë që këto momente të vështira të kem parasysh kundërshtarin politik, por atë që merr vendime.

Morëm vetëm refuzime dhe tallje. Sa jetë do ishin shpëtuar nëse do ishin marrë masat dhe paratë do ishin përdorur për prioritetet kryesore. Qeveria dhe Edi Rama nuk kanë plan”, tha Basha.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY