Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, në aksin Tepelenë-Mallakastër ku si pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona, mes tyre edhe një fëmijë 9-vjeç.
Automjeti tip “Toyota” me targa greke po shkonte në drejtimin verior drejt Tiranës ku edhe i është prerë rruga nga një kamionçinë. Përplasja ka qenë e fortë dhe shkaktoi plagosjen e pesë personave.
Grupi hetimor i cili ka mbërritur në vendin e ngjarjes, bën me dije se kamionçina ka hyrë në rrugën kryesore pa sinjal.
Në automjetin tip “Toyota” udhëtonte çifti i bashkëshortëve nga Fieri së bashku me fëmijën e tyre, si dhe gjyshi e tezja e fëmijës.
Të pestë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ndërkohë bashkëshortja e drejtuesit te mjetit është shtruar në Ranimacion, pasi mësohet se ka marrë plagë të rënda.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/