Nje grua e moshes 40 vjece humbi jeten sot ne nje aksident qe ndodhi ne aksin Thumane-Kruje.
“Më datë 23.11.2020, në orën 11:10, në aksin rrugor Thumanë -Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor një mjet tip “Trajler” me një mjet tip “Opel” dhe për pasojë ka ndërruar jetë një shtetase rreth 40 vjeçe (ende e paidentifikuar pasagjere në mjetin tip “Opel”) dhe janë lënduar 2 shtetas, të cilët janë dërguar në spital.
Drejtuesi i mjetit tip “Trajler” është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.”, njofton policia e Durresit./DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/