A do të kemi një mbyllje të dytë? Përgjigjet Rama

A do të kemi një mbyllje të dytë? Përgjigjet Rama

179
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, i është drejtuar qytetarëve shqiptarë përmes një video-mesazhi në lidhje me akuzat e Lulzim Bashës, për fshehjen e numrit të viktimave Covid.

Gjatë fjalës së tij Rama i mohoi këto akuza, e foli dhe për mundësinë e një mbylljeje të dytë. Ai i kërkoi të gjithëve të kontribojnë që një gjë e tillë të mos ndodhë, por nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.

“Virusi nuk na ndan në parti, luftë e shëmtuar për pushtet që bëhet nga ata që nuk pyesin për shëndetin e popullit.

Kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër në çdo mënyrë, dhe mos dyshoni në asnjë statistikë të qeverisë dhe as mos bini pre e frikës nga ata që ju duan mish për topin e luftës për pushtet e plaçkë. Edhe Shqipëria do e kalojë pjesën më të madhe të keqe, por që do ta heqim deri në fund me forcën e karakterit tonë,” tha Rama.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY