Mbyllet shkolla 9-vjeçare “9 Tetori” në Sarandë pasi nje pjese e mire e personelit u identifikua me Covid-19.
Deri tani në këtë shkollë janë infektuar nga virusi Covid 19, 10 mësuese, 5 sanitare dhe 1 roje. Shkolla “9 Tetori”, sipas burimeve, do të qëndrojë e mbyllur deri në një urdhër të dytë.
Pritet njoftimi i nxënënësve dhe prindërve për mënyrën se si do të procedohet me mënyrën e mësimdhënies për ditët në vazhdim dhe për kohën se kur do të rahapen dyert e shkollës.Në Sarandë nga shtimi i rasteve me Covid-19 janë mbyllur edhe institucione të tjera si, Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Prokuroria, SHIK-u, një bankë dhe Sigurimet Shoqërore
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/