Akuza e Bashës trondit Kryeministrin, reagon edhe Infektivi

Akuza e Bashës trondit Kryeministrin, reagon edhe Infektivi

148
0
Shares

Kryeministri Rama ka reaguar sot pas akuzës së kreu të opozitës Lulzim Basha për fshehjen e numrit të viktimave nga covid, te cilat sipas tij jane gati dyfishi i atyre qe jane raportuar.

“Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cënon drejtëpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtëpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm!

Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani!”, shkruan Rama.

Në lidhej em akuzën e Bashës ka reaguar edhe drejtoresha e Infektivit, Najada Como e cila tha se deklarata e Bashës nuk është e vërtetë. “Cdo viktimë shoqërohet me kartelë dhe arsyet e vdekjes dhe këtë nuk mund ta bëjnë politikanët. Askush nuk mund të ndryshojë shkakun e vdekjes. Nëse akuza përsëritet ne do të ftojmë autoritetet ligjore të bëjnë verifikimin, tha drejtoresha e Infektivit, Najada Como.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/369143531018735/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY