Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Trump, shkarkim tjeter ne Washington pas Sekretarit te Mbrojtjes

18/11/2020
Trump, shkarkim tjeter ne Washington pas Sekretarit te Mbrojtjes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti Donald Trump shkarkoi të martëndrejtorin e agjencisë federale që garantoibesueshmërinë e zgjedhjeve të vitit 2020.

Zoti Trump shkarkoi drejtorin e Agjencisë përSigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës,Christopher Krebs me një postim në Twitter, duke thënë se deklarata e tij e fundit në mbrojtje të sigurisë së zgjedhjeve ishte”shumë e pasaktë”.

Shkarkimi i zotit Krebs, një i emëruar i zotitTrump, vjen pasi presidenti po refuzon tëpranojë fitoren e Presidentit të zgjedhur, demokratit Joe Biden dhe po largon ngadetyra zyrtarë të nivelit të lartë që ikonsideron si jo besnikë sa duhet. Ai pushoinga puna Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper më 9 nëntor, pjesë e ndryshimeve më të gjeraqë vendosën besnikët e zotit Trump nëpozicione të larta të Pentagonit.

Zoti Krebs, një ish-ekzekutiv i Microsoftit, drejtoi agjencinë e njohur si CISA, që ngakrijimi i saj pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet2016 deri në zgjedhjet e nëntorit. Ai u vlerësua nga të dyja krahët e politikës ndërsaCISA bashkërendonte përpjekjet federale, shtetërore dhe lokale për mbrojtjen esistemeve zgjedhore nga ndërhyrjet e huajaose të brendshme.

Ai nuk pati ndonjë prirje për të rënë në sy, megjithëse shprehu besim përpara votimevetë nëntorit tek siguria e zgjedhjeve dhe mëpas, hodhi poshtë akuzat se numurimi ivotimeve ishte shoqëruar me mashtrime. Disaherë, ai u duk se po e kundërshtontedrejtpërdrejt zotin Trump, një lëvizjebefasuese nga një zyrtar i Departamentit tëSigurisë Kombëtare, një agjenci që ka ngjallurkritika se është shfaqur se ishte shumë e afërtme synimet politike të presidentit.

CISA lëshoi deklarata ku hidhte poshtëpretendimet se një numër i madh tëvdekurish rezultonin si votues ose që dikushmund të ndryshonte rezultatet pa u diktuar.

Ai gjithashtu shpërndau një deklaratë nga njëkoalicion zyrtarësh federalë dhe shtetërorëduke arritur në përfundimin se nuk kishteprova që votat ishin komprometuar osendryshuar në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe se këto votime ishin më të sigurtat në historinëamerikane.

Zoti Krebs shmangu kritikat e drejtpërdrejtandaj presidentit dhe u përpoq të qëndrontembi grindjet politike, megjithëse ai u përpoqtë kundërshtonte dizinfromatat që vinin ngapresidenti dhe mbështetësit e tij. “Nuk ështëdetyra jonë të kontrollojmë vërtetësinë e asajqë thotë presidenti,” tha ai në një konferencëme gazetarët në prag të zgjedhjeve.

CISA punon me zyrtarë shtetërorë dhe lokalëqë menaxhojnë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara si dhe me kompani private qësigurojnë pajisjet e votimit për të garantuarsigurinë kibernetike dhe rreziqe të tjera gjatëmonitorimit të votimit dhe numërimit tëvotave nga një dhomë kontrolli në selinë e sajpranë Uashingtonit. Agjencia punongjithashtu me industrinë dhe shërbimet përtë mbrojtur bazën industriale të vendit dherrjetin e energjisë nga kërcënimet.

Agjencia gëzon një reputacion të mirë mesautoriteteve që u shërben – shtetit dhezyrtarëve lokalë të zgjedhjeve që mbështetennë këshillat dhe shërbimet e saj në një kohësulmesh kibernetike pothuajse tëvazhdueshme – si dhe në Kongres, kuligjvënësit kohët e fundit propozuan një rritjetë buxhetit të saj vjetor prej rreth 2 miliardëdollarë.

Mes njoftimeve të fundit se zoti Krebs kishtefrikë se mund të pushohej nga puna, kongresmeni Bennie Thompson, kryetar iKomisionit të Dhomës së Përfaqësuesve përSigurinë Kombëtare, kishte thënë se ishte ishqetësuar dhe i dërgoi një mesazh drejtoritpër ta pyetur nëse ishte mirë. Përgjigja ishte,,”tani për tani”, tha demokrati nga Misisipi.

“Është për të ardhur keq nëse dikujt me njëtalent të tillë i mbyllet goja,” tha zotiThompson. “Nuk kam parë asnjë prirjepartiake tek ai. Ai ka qenë një profesionist ipërkryer.”

Kongresmeni Jim Langevin, një demokrat ngaRhode Island i cili merret me çështjet e sigurisë kibernetike, u kishte bërë thirrjekolegëve të tij republikanë që ta mbronin atëpara se të hiqej nga posti.

“Chris Krebs dhe CISA kanë punuar aq mirënën udhëheqjen e tij sepse ai dhe ekipi i tijthjesht kanë bërë punën dhe nuk u morën me politikë partiake,” tha Langevin.

Agjencia kishte pasur fillime të vështira. Pak përpara se Presidenti Barack Obama tëlargohej nga zyra, Shtetet e Bashkuara ipërcaktuan sistemet zgjedhore siinfrastrukturë kritike të sigurisë kombëtare, si digat ose termocentralet, si rezultat indërhyrjes nga Rusia, gjë që përfshintedepërtimin e sistemeve të zgjedhjeveshtetërore si dhe dizinformimin masiv.

Disa zyrtarë të zgjedhjeve në shtete dherepublikanët, duke dyshuar për ndërhyrjefederale në territorin e tyre, ishin kundërkëtij kategorizimi. Shoqata Kombëtare e Sekretarëve të Shtetit miratoi një rezolutë nëkundërshtim me lëvizjen në shkurt 2017. Por administrata e Presidentit Trump mbështetipërcaktimin dhe përfundimisht zyrtarëtskeptikë të shteteve e mirëpritën ndihmën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

19/02/2026
NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

19/02/2026
Regjia e OSHEE, dritë mbi Belindën dhe hije mbi Ramën. Zyra e Kryeministrit nuk poston foto së bashku

El Pais, arrestimi i Diellës, korrupsion në zemër të qeverisë Rama

19/02/2026
Tiranë, sekuestrohen mbi 10 mijë suplemente të skaduara dhe të kontrabanduara

Tiranë, sekuestrohen mbi 10 mijë suplemente të skaduara dhe të kontrabanduara

19/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

19/02/2026
NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

19/02/2026
Regjia e OSHEE, dritë mbi Belindën dhe hije mbi Ramën. Zyra e Kryeministrit nuk poston foto së bashku

El Pais, arrestimi i Diellës, korrupsion në zemër të qeverisë Rama

19/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.