Imuniteti nga koronavirusi mund të zgjasë për vite, sipas një studimi të shkencëtarëve të institutit La Jolla në Kaliforni.
Ata kanë zbuluar se niveli i qelizave imune nis të ulet pas muajit të tetë pas infeksionit, por sërish mbeten në trup mjaftueshëm sasi për të bllokuar ri-infektimin. Madje kjo sasi mund të zgjasë edhe për vite.
Ky është një tjetër lajm i mirëpritur pasi më herët ishte sugjeruar se antitrupat nisin të zhduken pas muajit të tretë. Kjo frikë ishte shtuar pas disa rasteve të ri-infeksionit nga virusi.
Nga ana tjetër, të paktën dy vaksina janë konfirmuar si të suksesshme ndaj Covid-19.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/