Humbja e jetes se gruas se re shtatzene, reagon e ema. Drama...

Humbja e jetes se gruas se re shtatzene, reagon e ema. Drama tjeter e familjes

210
0
Shares

Dhimbje e madhe ne familjen e 28 vjecares Emanuela Dalipi shtatzene qe humbi jeten dy dite me pare.

Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe nëna e 28-vjeçares, Irma Dalipi, e cila ka publikuar foton e të bijës në Facebook teksa shkruan:

“U bë dhe shpirti mamiit ëngjëll… o zooot…”.

Një tjetër familjar i saj ka reaguar teksa shkruan se:

“Tragjeditë nuk kanë mbarim në familjen tonë…Sot humbëm nga kjo jetë Emën, mbesën tonë të shtrenjtë. Ema, lamtumirë e shtrenjta jonë. Të duam fort kudo të jesh Emanuela, bashkë me Blertën”.

Në fakt Ema, tre vjet më parë ka humbur vajzën e tezes Blertën.

Blerta Pepa, humbi jetën në maj të vitit 2017 në moshën 16 vjeçare. Blerta Pepa ka qënë një emër i dëgjuar pasi ka qënë pjesëmarrëse në spektaklin e fëmijëve, “Gjeniu i Vogël”.

Ajo iu nënshtrua një operacioni në këmbë për shkak të një dëmtimi në orën e fizkulturës por nuk mundi të dalë nga ndërhyrja kirurgjikale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY