Qendra e Zhvillimit të Personave me Aftësi të Kufizuara në qytetin e Vlorës është izoluar prej numrit të lartë të infektimeve. Pesë punonjëse dhe tre fëmijë të cilët janë asimptomatikë dhe nuk kanë shfaqur shenja të sëmundjes kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Izolimin e institucionit nënkupton karantimin e 6 kujdestareve dhe të gjithë fëmjëve të pranishëm. Askush nuk do të lejohet të hyjë dhe të dali nga qendra për një periudhë të caktuar kohe, që me shumë gjasa mund të jetë 14-ditë.
Kujtojmë se situata e pandemisë vazhdon të jetë shqetësuese. Vetëm ditën e sotme u raportuan 692 raste të reja me koronavirus dhe 6 persona, midis të cilëve një 28 vjeçare shtatzënë, humbën jetën.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/