Ministri i Jashtëm gjerman Michael Roth ka deklaruar se Shqipëria duhet të plotësojë edhe dy kushte për të plotësuar me qëllim hapjen e negociatave.
Sipas Roth, Konferenca e Parë Ndërqeveritare midis qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve të BE-së nuk mund të mbahet për sa kohë që Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale dhe nuk zbatohet Kodi Zgjedhor.
“Për Shqipërinë mbeten dy kushte për t’u plotësuar. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale dhe zbatimi i Kodit Zgjedhor”, tha Roth.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, të cilët u mblodhën sot, nuk kanë mundur të marrin aprovimin për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ministri bullgar i Çështjeve Europiane nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij lidhur me kërkesën për mos hapjen e negociatave me Maqedonisë e Veriut për shkak të çështjeve që lidhen me historinë dhe gjuhën në midis Bullgarisë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kujtojmë se në prag të vendimit për të filluar negociatat midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, Bullgaria u dërgoi një memorandum shpjegues vendeve anëtare të BE në 16 Shtator, i përbërë nga gjashtë faqe me shpjegime të gjata historike të “ideologjisë shtetërore anti-Bullgare” në Maqedoninë e Veriut.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/