Ka humbur jetën një 50-vjeçar në fshatin Balgjat të Burrelit pasi kur ka qenë duke prerë dru, një pjesë e tyre i kanë rënë përsipër.
Sipas njoftimit paraprak të policisë 50 vjeçari me inicialet I.T., është dërguar pa shenja jete në spitalin e Klosit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 16-30, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Klosit, shtetasi I. T., rreth 50 vjeç, banues në Bulqizë , i cili sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka qenë duke prerë lëndë drusore në malin e Balgjajt dhe është goditur nga trupat, gjatë prerjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/