Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Podujevë ku babë e birë nga Llapi kanë ndërruar jetë brenda dy ditësh pasi ishin të infektuar me COVID-19.
Lajmi u njoftua nëpërmjet një postimi në rrjetin social të kryetarit të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i cili ka ngushëlluar familjen Rrahimi që i ndodhi fatkeqësia.
Rudari ka apeluar tek qytetarët që të kujdesen sa më shumë për higjenën e të shmangin daljet e panevojshme.
Postimi i plotë:
Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të dy anëtarëve të familjes Rrahimi nga Podujeva.
Babë e bir, Isufi dhe Valoni, brenda dy ditësh, humbën betejën me Covid -19, nga ky virus i cili është shdërruar në armik vdekjeprurës.
Jam me familjen Rrahimi në këto momente të dhimbjes së madhe për humbjen e më të dashurve të tyre.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve.
Shfrytëzoj nga rasti dhe u bëj apel të gjithë qytetarëve të Podujevës, t’i përfillin masat mbrojtëse, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga rreziku që paraqet ky virus.
Ju lutem shumë mbani maskën, kujdesuni për higjenën dhe shmangni në maksimum daljet e panevojshme.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/