Ishte me covid, i plas bombola e oksigjenit ne shtepi

Ishte me covid, i plas bombola e oksigjenit ne shtepi

162
0
Shares

Nuk ka mjaftuar se eshte i infektuar me Covid-19 por i ka plasur bombola e oksigjenit në banesë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:05 të mbrëmjes së djeshme në Bulevardin “Bajram Curri”.

I semuri është dërguar me spital për mjekim më të specializuar për shkak se kishte nevojë të merrte oksigjen. Policia njofton se nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar të tjerë ndërkohë që po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 15.11.2020, rreth orës 21:05, në bulevardin “Bajram Curri”, në banesën e shtetasit M. N., 72 vjeç, ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga ky shtetas pasi është i infektuar me COVID-19. Ky shtetas është dërguar në spital me ambulancë, për mjekim më të specializuar. Nga plasja e bombolës nuk kanë mbetur të dëmtuar persona të tjerë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY