Gjermania vendos të izolohen edhe personat me kollë

Gjermania vendos të izolohen edhe personat me kollë

59
0
Shares

Situata shqetësuese e pandemisë në Gjermani detyroi kancelaren Angela Merkel të zhvillojë  një mbledhje me ministrat për të forcuar masat shtrënguese.

Sipas raportimeve të mediave vendase ka pasur kundërshtime gjatë diskutimeve dhe pritet që vendimet të merren javën e ardhshme.

Ndërkohë pas pesë orësh diskutime kancelaria informoi publikun gjerman përmes një konference për shtyp ku tha se vala ishte thyer, por ende nuk kishte ndryshim të trendit. Sipas saj është e rëndësishme që numri i incidencës shtatë ditore të ulej në 50.

Merkel shtoi se do të vendosin që të karantinohen edhe ata persona të cilët kanë sëmundje të frymëmarrjes ose simptoma të ftohje, të cilët nuk janë të infektuar me Covid.

Kjo pasi ata nuk mund të dalloheshin nga pacientët me koronavirus dhe duhej të kontaktonin mjekun e tyre i cili do të vendoste nëse një karantinë ishte e nevojshme dhe nëse duhej të bëhej një test për virusin.

Deri më tani në Gjermani po aplikohet karantina e pjesshme e janë mbyllur vetëm aktivitetet argëtuese dhe kulturore.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY