Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Trump drejt pranimit te fitores se Biden: Por vodhi votat

15/11/2020
Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë

President Donald Trump returns to the White House from playing golf in Washington, DC on November 7, 2020, after Joe Biden was declared the winner of the 2020 presidential election. - Joyous celebrations erupted in Washington on Saturday after Joe Biden was declared winner of the US presidency, as several people poured into the streets of the US capital -- some of them chanting, cheering and singing in front of the White House. (Photo by ANDREW CABALLERO-REYNOLDS / AFP) (Photo by ANDREW CABALLERO-REYNOLDS/AFP via Getty Images)

Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti Donald Trump duket se pohoi të dielën për herë të parë publikisht se rivali i tij demokrat Joe Biden i fitoi zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, por më pas u tërhoq duke thënë se nuk do ta pranojë humbjen.

Ai përsëriti në Twitter pretendimin e tij të pabazuar se vota ishte e manipuluar. “Ai fitoi sepse zgjedhjet u manipuluan,” shkroi Presidenti Trump. Twitter i shtoi postimit komentin: Ky pretendim për mashtrim zgjedhor është i debatueshëm.

Pak më vonë Presidenti Trump sqaroi: Biden fitoi vetëm në sytë e mediave të rreme, unë nuk pranoj asgjë. Kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Unë do të fitoj.

Ekipi i Presidentit të zgjedhur Joe Biden reagoi ndaj komenteve të Presidentit Trump. Duke folur në emisionin “Meet the Press” të televizionit NBC, Ron Klain, shef i stafit të zotit Biden, tha: “Nuk janë komentet e zotit Trump në Twitter që e bëjnë Joe Bidenin president ose jo president. Këtë e bëri populli amerikan”.

Vendimi i agjencisë së shërbimeve qeveritare (GSA) për të mos e njohur zotin Biden si president të zgjedhur, po e pengon ekipin e tij të marrë hapësira për zyra qeveritare dhe fonde që normalisht i jepen një administrate të re për të siguruar një tranzicion të qetë. Agjencia kryesohet nga Emily Murphy, e emëruar në këtë post nga Presidenti Trump.

Pa e përmendur tranzicionin, zoti Trump vlerësoi administratoren e agjencisë, duke shkruar në Twitter: “Punë e shkëlqyer Emily!”

Komentet vijnë një ditë pasi dhjetëra mijëra mbështetës të Presidentit Trump vërshuan në kryeqytetin Uashington për t’i bërë jehonë pretendimeve të tij për mashtrim zgjedhor.

Dje, autokolona e Presidentit kaloi nëpër turmën e njerëzve gjatë rrugës për tek fusha e tij e golfit, duke u përshëndetur me brohoritje nga demonstruesit. Pas kthimit në Uashington, autokolona përsëri u përshëndet me thirrje nga mbështetësit e tij, njoftoi televizioni Fox News.

Marshimi ishte kryesisht paqësor, por pasi u err, midis mbështetësve të presidentit Trump dhe antiprotestuesve pati përplasje të shumta. Një person u godit me thikë dhe 20 persona u arrestuan. Dy policë u plagosën.

Ekipi i zotit Trump ka ngritur padi që kërkojnë të përmbysin rezultatin në disa shtete, megjithëse pa sukses, dhe ekspertët ligjorë thonë se sfidat gjyqësore kanë pak shans për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Nga ana e tij, Presidenti i zgjedhur Joe Biden, pritet të vazhdojë edhe sot privatisht takimet me këshilltarët rreth ndërtimit të kabinetit të ardhshëm dhe politikat që do të ndjekë pas betimit në 20 janar. VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

19/02/2026
NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

19/02/2026
Regjia e OSHEE, dritë mbi Belindën dhe hije mbi Ramën. Zyra e Kryeministrit nuk poston foto së bashku

El Pais, arrestimi i Diellës, korrupsion në zemër të qeverisë Rama

19/02/2026
Tiranë, sekuestrohen mbi 10 mijë suplemente të skaduara dhe të kontrabanduara

Tiranë, sekuestrohen mbi 10 mijë suplemente të skaduara dhe të kontrabanduara

19/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

19/02/2026
NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

19/02/2026
Regjia e OSHEE, dritë mbi Belindën dhe hije mbi Ramën. Zyra e Kryeministrit nuk poston foto së bashku

El Pais, arrestimi i Diellës, korrupsion në zemër të qeverisë Rama

19/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.