GJIROKASTËR/Humbi jetën pas lindjes 20 vjecarja, familjarët të zemëruar me shërbimin mjekësor

GJIROKASTËR/Humbi jetën pas lindjes 20 vjecarja, familjarët të zemëruar me shërbimin mjekësor

70
0
Shares
Spitali Gjirokastres

Vjehrra dhe vjehrri i 20 vjecares që ndërroi jetë sot në Gjirokastër dyshojnë se shkak i vdekjes ishte mungesa e kujdesit të mjekëve. E reja, Klea Muxhaj, ishte shtruar një ditë më parë në ambientet e maternitetit të qytetit. Mjekët obstetër nuk i kanë dhënë garanci për të lindur vetë dhe e kanë futur në sallën e operacionit.

Gjithçka ka shkuar mirë në momentin e parë, por pastaj e reja ka ndërruar jetë. Priten verifikimet e nevojshme për të mësuar shkakun që i ka marrë jetën.

Familjarët e të ndjerës thonj se foshnja ka ardhur në jetë rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme ndërsa nëna ka shfaqur komplikime në orët e para të mëngjesit. Në këtë moment, shprehen familjarët, vajzën e kanë futur sërish në sallën e operacionit. Sipas tyre infermierët kanë ngritur pretendimet se vajza mund të vuante nga ndonjë infeksion pa përjashtuar as Covid-19 por kjo hidhet poshtë nga ata.

“Më tha doktori si i ka dhimbjet. Më tha ma sill. E solla i bëra ekon. Më tha ka fëmijën keq, kokën këtej këmbët këtej. Na tha doli me sukses dhe bebi dhe nusja. Bebi është 2 kg e gjysmë. Lindi në orën 22:00. I mora qumështin e bebit. E takova vajzën. U fut edhe kunati i nuses djali tjetër. Iku doktori dhe e lamë për nesër që ta shohim. Më morën në 4 e gjysmë të mëngjesit.

Erdha këtu e kishin futur vajzën në operacion. Na thanë infermieret që vajza është mirë. Kur erdha unë këtu nusja kishte mbaruar. Bebi është brenda. Ka ardhur mamaja e vazjës që i vdiq vajza 20-vjeçe i thanë largohu se na bën zhurmë. I dhashë 5 mijë lekë, aman na bëj kujdes se lehone. Infermierja na tha nuk duheshin që sot këto që keni blerë ju pasi na vuri t’i blejmë. Po bëhet ekspertiza dhe e cakton Tirana. Na erdhën na thanë që vajza mund të ketë infeksion në gjak por vajza i ka bërë të gjitha analizat. Mjeku na tha në fillim që i ka parametrat në rregull pastaj u shpreh se kishte hemorragji. Tani do i hedhim në gjyq. Kemi paditur stafin e spitalit.

I kam marrë të gjitha ilaçet që thoshte mjeku. Kemi shumë frikë dhe na tha se vajza mund të ketë qenë me COVID. Vajza nuk ka pasur asnjë shenjë infektimi. Kjo është shëndetësia që reklamon Ogerta Manastirliu. Nëse mjekët nuk janë për këtë punë të lënë punën”, shprehen ata për mediat./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY