Shkodër/ 5 pacientë në gjendje të rëndë, nuk janë transportuar në spitalet...

Shkodër/ 5 pacientë në gjendje të rëndë, nuk janë transportuar në spitalet Covid

92
0
Shares

Mjeket në Shkodër janë detyruar të thyejnë protokollin pasi për shkak të gjendjes së rënduar të pacientëve aktualisht në spitalin e Shkodrës po marrin trajtim 5 persona me Covid.

Të prekurit, të cilët janë në moshë të thyer janë shtruar në dhoma të veçanta në repartin Infektiv pasi për shkak të problemeve të tjera nuk mund të transportohen drejt Tiranës.

“Jemi detyruar të shkelim pak protokollin. Kemi persona në gjendje shumë të sëmurë dhe raste të tjera janë ato të cilat konsiderohen të pa transportueshëm. Por ka edhe raste të cilët paraqiten shumë vonë, mbi dy javë që nuk mund të trajtohen më si raste pozitive me Covid-19, por që marrin trajtim mjekësor post covid-it”, u shpreh Arjan Dajti, drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës për Abc News.

Edhe spitali i Shkodrës po përgatitet për tu kthyer në spital Covid e sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë pritet që të shtohet edhe numri i shtretërve dhe respiratorëve.

e.h/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY