EMRAT/ OFL dërgon formularët tek 4 ‘fermerë’ të kanabisit

EMRAT/ OFL dërgon formularët tek 4 ‘fermerë’ të kanabisit

115
0
Shares

OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë katër personave të dënuar për trafik dhe kultivim të lëndëve narkoike.

Ata janë Dermush Buzheri, Tatiana Gjini, Zhuljen Bezati dhe Gazmir Muhaj.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

  1. B., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
  2. Gj., banuese në Gjirokastër, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Zh. B., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

  1. M., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY