Basha për pandeminë: Është gënjeshtër rritja e testimeve, gjysmat i bën privati

Basha për pandeminë: Është gënjeshtër rritja e testimeve, gjysmat i bën privati

61
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzin Basha tha sonte ne Real Story se eshte gënjeshtër rritja e testimeve pasi gjysmat i bën privati.

“Kam 6 muaj që ofroj zgjidhje, nëse do më dëgjonte do kishte rritur testimet. Është gënjeshtër rritja e testimeve, gjysmat i bën privati.
Testimet tona janë më të ulëtat në Europë. Më të ulëtat në Europë. Shqipëria 1 test për 20 banorë. Faktet janë fakte. Numri i ulët ka sjellë dhe përhapjen e infeksionit. Nëse je infektuar dhe s’ke mundësi të bësh tamponin shpejt, dhe të marrësh rezultatin shpejt, e bën tamponin 5,6,7 dite pas rekomandimit dhe rezultati pas 1 javë.
Ke takuar me dhjetëra të tjerë, e ke përhapur, janë bërë burim infektimi për dhjetëra të tjerë. E dini fare mirë, që numri i raportuar i infeksioneve dhe fataliteteve është shumë më i madh.
Prej ditës së parë të pandemisë kam kërkuar testime, testime, testime. Keni thënë është bërë i lodhshëm kryetari i opozitës. Ja ku doli OBSH edhe tha testoni.
Nëse ti nuk testohesh, kthehesh në burim infektimi për të tjerët. Sa më shumë të takosh, aq më shumë do infektosh. Rriten infektimet. Testimi nuk shëron, por jep mundësinë për të gjurmuar dhe izoluar kontaktin. Të kufizosh dhe më pas e ke më të lehtë të kontrollosh numrin e njerëzve që kanë nevojë për kurim në spital.
Afërsisht 10% prej tyre mund të kenë nevojë pas 1 jave të infektuar, pra nga 500, 50 do të duan trajtim në spital.”

Basha: Nuk bën testime por jep lek për inceneratorë

Lulzim Basha: Testimet janë më të ulëtat në Europë. Kjo është përgjegjësi e qeverisë. Duke qenë se testimet janë më të ulëta numri i ditëve nga momenti që mjeku e referon për testim personin e dyshuar të infektuar me COVID, derisa merr përgjigjen është shumë i madh. 7, 8, 9 edhe dy javë, ka ardhur përgjigja kur ka vdekur pacienti. Mediat tuaja e kanë publikuar, ky grup mediash i ka publikuar. Përgjigja ka ardhur pas dy javësh, pacienti kishte vdekur apo disa raste fatlume ishte shëruar nga COVID-i. Duke bërë të mundur që testimet të bëhen në një kohë më të shkurtër duke blerë pra testime duke bërë më shumë testime, qeveria mundëson që infeksioni mos të përhapet kaq shpejt. Ja pra ku e ke përgjegjësin e qeveris. Duke i mbajtur testimet e ulëtat, duke mos blerë tampon, duke mos shpenzuar paratë e taksave të shqiptarëve për hapin e parë që janë tamponët por duke vazhduar dhe në kohë pandemia për të paguar për inceneratorët e plehrave apo të tjera koncesione korruptive përgjegjësia e parë e qeveris është që ka shërbyer në këtë mënyrë me këtë neglizhencë në shpërhapjen e infeksionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY