Si po sillet tani virusi i covid, te panjohurat e shnderrimit, flet...

Si po sillet tani virusi i covid, te panjohurat e shnderrimit, flet mjeku Sulcebe

139
0
Shares

Aktualisht vendi ynë ndodhet në kurbën eksponenciale të infektimit sa i përket situatës epidemiologjike në vend. Kështu u shpreh imunologu Genc Sulçebe, i ftuar në ABC, gjatë një bisede me gazetarin Endri Xhafo.

Sipas asaj që u shpreh mjeku, shumica e popullatës nuk është imunizuar nga ky virus, dhe për këtë arsye ndodhemi në këtë situatë, ku një person i infektuar, ia kalon virusin tre të tjerëve dhe kështu me radhë.

“Një i infektuar infekton tre persona të tjerë. Jemi në kurbën eskponenciale të infektimit. Shumica e popullatës nuk është e imunizuar nga ky virus. Jemi shumë larg ndaj këtij kufiri.  Duhet që 50 për qind e popullatës të ketë rënë kontakt me virusin.

Sa i përket lajmit të dalë më herët gjatë ditës, se vaksina që po përgatitet nga amerikani Pfizer rezulton të jetë 90 për qind efektive, Sulçebe thotë se ky është një lajm shumë i mirë.

Me vaksinën, ne do ta kapim imunitetin kolektiv, thotë mjeku. Ndërsa, i pyetur se pse gjatë verës nuk i patëm këto shifra, mjeku imunolog u shpreh se në këtë stinë që ndodhemi kushtet për përhapjen e virusit janë ideale.

“Në këtë periudhe kushtet për pëhrapjen e virusit janë ideale. Është skandaloze, që ka njerëz rrinë me kenaqësi në kafene.  Jemi në kushtet ideale për t’u shpërndarë virusi në mënyrë eksponenciale, ambientet janë  të mbyllura.”

Sa i përket shkallës së vdekshmërisë, Sulçebe u shpreh se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha rastet me Covid-19 konfirmohen nga sistemi

Kurse, rreth rreziqeve që mund të sjellë virusi, mjeku shpjegon:

“Kjo është një sëmundje e vetëshërueshme, pa mjekim, e shëron sistemi ynë imunitar. Nuk është vdekjeprurëse, vdekshmëria nën moshat 50 është më e ulët se nga gripi. Sa më e ulët mosha, aq më e ulët vdekshmëria. Moshat mbi 60, meshkujt, sëmundjet shoqëruese, diabeti, zemra, veshkat, sëmundjet tumorale, këtu ka rreziqe. duhet të fokusohemi në mbrojtjen e kësaj popullate.”

Personat që e kalojnë virusin, mund të fitojnë imunitet deri në dy vjet sipas mjekut.

“Ky virus nuk ka të papritura të tmerrshme, sa i përket imunitetit. Antitrupat, nuk mund të themi me siguri se sa kohë do zgjasë, por nga eksperiencat  e mëparshme me koronaviruset e tjerë, zgjat 1 vit deri në 1 vit e gjysmë. Nga SARS Cov1 apo MERS zgjat edhe me vite të tëra. Nuk duhet të kemi frikë se do prekemi më, për dy vjet, jeni të sigurt.” s.b/abcnews.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY