Ish Këneta në Durrës: Paguajme taksa per te cilat nuk marrim asnje...

Ish Këneta në Durrës: Paguajme taksa per te cilat nuk marrim asnje sherbim

66
0
Shares

Banorët e zonës së Ish-Kënetës paguajnë prej vitesh taksa për të cilat Bashkia e Durrësit nuk ka bërë asnjë shërbim.

Banorët thonë se Bashkia kërkon të paguhet taksa e gjelbërimit, ku gjelbërim nuk ka, kërkon të paguhet taksa e pastrimit, ku në këtë zonë rrugë nuk ka, kërkon t’i paguhet taksën e ndriçimit ku ndriçimi nuk ekziston.

“Mua më ka ardhur nga Bashkia e Durrësit më kanë ardhur 5 lloje taksash që nuk ofrojnë asnjë lloj shërbimi. Nuk jam kundra që mos i paguaj taksat, unë i paguaj plotësisht por mua të më ofrohet shërbimi më minimal të paktën. Këtu na kanë mbytur ujërat e zeza, këtu gjendja është katastrofë. Nuk ka as ndriçim dhe as gjelbërim. Zero. Nuk është nevoja që të flasim ne, ju jeni gazetarë, mund ta shikoni vetë. Rrotullohe nga të duash kjo është gjendja këtu. Këtu është vdekje. Këtu është katastrofë. Shifeni, kam 5 lloj taksash dhe në muajin shtator i kam paguar një për një. Zero shërbim dhe kam shkuar iu kam ankuar drejtorit të taksave dhe më ka thënë vetëm paguaj ujin. Asnjë përgjigje vetëm paguaj ujin, kjo ishte përgjigjia e tij”, tha banori Ylber Suçi.

Një tjetër banor i Ish-Kënetës në Durrës theksoi se shërbimi i bashkisë është zero, ndërsa taksat kërkojnë t’i paguhen një më një. Ai shton se nuk mund të hapë një biznes të vogël pa i shlyer këto taksa.

“ Taksat kanë 7 vite që kanë filluar. Unë personalisht paguaj taksë gjelbërimi 70, taksë pastrimi 70, taksë ndriçimi 70. Jam ankuar prej 7 vitesh dhe asnjë e drejtë nuk më është dhënë. Përse ne paguajmë taksë pastrimi kur nuk kemi pastrim, përse ne paguajmë taksë gjelbërimi kur nuk kemi gjelbërim, përse ne paguajmë taksë shtëpie që nuk ka shërbim. Shteti nuk i ka taksuar të gjithë njësoj dhe nëse kam dashur të hap një biznes të vogël ai më ka detyruar që t’i paguaj taksat një më një dhe nuk mund të marrësh leje pa i paguar këto taksa. Përse na i vënë këto taksa të jashtëligjshme. Se të ketë shërbim ne nuk jemi kundër taksave”.

Kryetari i PD në Durrës Ferdinand Xhaferri theksoi se bashkia dhe qeveria nuk ka menduar asnjëherë për këta banorë, shteti ka menduar vetëm për t’i gjobitur.

“Para disa ditësh u kanë ardhur faturat, u kërkojnë taksë gjelbërimi, prandaj them se është gjobë, u kërkojnë taksë pastrimi, ndriçimi ku këtu nuk ka as rrugë, as ndriçim as shërbim pastrimi dhe nuk ka as shërbim ndriçimi. Banorët janë të irrituar, pasi janë dakord që taksat duhet të paguhen, por nuk janë dakord me faktin që nuk u japin shërbimet bazike. Dëgjoj Ramën dhe zyrtarët socialistë që flasin për mandat të tretë, kanë 7 vite që në këtë qytet kanë qeverisjen qëndrore dhe qeverisjen lokale, braktisje, nëpërkëmbje dhe injorim i qytetarëve. 25 prilli nuk ka për të qenë votim, 25 prilli ka për të qenë referendum kundër braktisjes, nëpërkembjes dhe injorimit që i kanë bërë këtij qyteti.
Të gjithë kemi parë në këto 7 vite që qyteti është harruar, është varfëruar nga një grup i ngushtë njerëzish”, tha Xhaferri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY