Intensiteti i covid, Shqiperia ndahet ne 3 zona, cilat qytete jane ne...

Intensiteti i covid, Shqiperia ndahet ne 3 zona, cilat qytete jane ne zonen e kuqe

149
0
Shares

Grupi i eksperteve e ka bere ndarjen e vendit në disa zona, sipas nivelit të përhapjes së rasteve Covid në raport me popullsinë.

“Në lidhje me përhapjen në vend, e kemi ndarë hartën e Shqipërisë në 3 zona që janë e kuqe, portokalli dhe e verdhë. Kjo është në bazë të incidencës dy javore, që është nga 195-414 të gjitha janë zona të kuqe dhe në dy javët e fundit kemi:

Fierin, Gjirokastrën, Gramshin, Kavajën, Korcën, Mallakastrën, Mirditën, Përmetin, Pukën, Sarandën, Tepelenën, Tiranën dhe Tropojën. Këto janë zona që kanë një incidencë më të lartë.

Zonat me portokalli kanë incidencë më të ulët nga 58-195 raste për 100 mijë banorë dhe këtu kemi:

Beratin, Devollin, Durrësin, Elbasanin, Kolonjën, Kucovën, Kukësin, Kurbinin, Lezhën, Librazhdin, Lushnjen, Peqinin, Pogradecin, Sk raparin, Shkodrën dhe Vlorën.

Pastaj kemi zona të cilat kanë shumë pak raste që shkojnë deri në 58 përe 100 mijë banorë të cilat janë të gjitha bashkitë e tjera. Ajo cka kemi parë në dy javëshin e fundit, kemi parë një rritje të incidencës. Gjithashtu kemi dhe rritje të numrit të rasteve. Natyrisht edhe përllogaritja e R-së ësht ënjë element që tregon se kemi rritje në fundin e muajit tetor dhe shkon në 1.3 duke e krahasuar në shtator ku kishim ulje në 0.9.”

Ekspertja Silvana Bino kërkoi nga qytetarët që gjatë kohës që rezultojnë pozitivë të shmangin daljet në kafe, ndërsa lajmeroi se duhet te futen se shpejti testet e shpejtesise se larte te pergjigjes.

“Studimet kanë treguar se në rastet kur pacientët kanë 14 ditë me simptoma, ata nuk e transmetojnë më virusin. Kjo do të sillte dhe një ulje të ngarkesës te vetë mjekët epidemiologë. Futja e testit të shpejtë do të bëjë që të kemi përgjigje më në kohë te qytetarët. Testet e shpejtë janë shume specifike që tregon se nëse testi del pozitiv ai është pozitiv dhe nuk ka pse të konfirmohet. Por mund të kemi fals negativ. Përgjigja merret për 40 minuta. 

Nëse kemi një test negativ që ka shenja klinike duhet të konfirmohet përmes PCR. Ka disa elementë që lehtësojnë punën në terren në drejtim të diagnozës. Duhet të kemi depistime në vende ku ka grumbullime, në fasoneri apo në azile dhe tek personat që kanë rrisk. Këto janë elementë shumë të rëndësishme të testimit të shpejtë. Kjo do të na lehtësojë punën në terren.

Testimi pasohet me izolim dhe karantinë. Nëse marrim përgjigjen shpejt duhet të zbatohet karantina. Ata që janë të infektuar me Covid-19 të mos dalin në kafe pasi kjo është në dëm dhe rrit transmetueshmërinë. Ka elemente përmes të cilës ne jemi përpjekur ta ndjekim, përmes policiës. Por përgjegjëshmëria vetjake është shumë e rëndësishme”, u shpreh Bino.

Po sot u propozua kufizimi i lëvizjeve nga ora 22:00 deri në orën 06:00 që do të hyjnë për 3 javë. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY