VIDEO/ Te semuret mjekohen ne ambulanca tek Spitali Infektiv

VIDEO/ Te semuret mjekohen ne ambulanca tek Spitali Infektiv

111
0
Shares

PD ka publikuar video me dëshminë nga spitali infektiv ku pacientët trajtohen në ambulanca.

“Edi Rama nuk i fshihet dot përgjegjësisë për situatën e rënduar shëndetësore me mashtrime dhe sulme të pavërteta politike. Ai ka detyrimin t’u japë shpjegime familjarëve të pacientëve, që presin në ambulanca për të marrë shërbim shëndetësor.

Situata në të dy spitalet Covid 1 dhe 2 është e rënduar dhe në rënie të lirë. Qytetarët po mbahen me orë në ambulanca në pritje për të siguruar një shtrat në spitalet e tejmbushura. Askush nuk sqaron dot pse nuk është hapur ende spitali COVID 4, që sipas mshtrimit të Edi Ramës ka muaj që është gati.

Ky është fakti, të cilin Edi Rama po përpiqet ta shmangë me retorikë boshe, mashtrime dhe shpifje të pavlera politike. Sot është dita të merren masa urgjente për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë.

Është koha për përgjegjshmëri, përkushtim ndaj shëndetit të qytetarëve dhe seriozitet maksimal në menaxhimin e situatës, sepse nesër është shumë vonë.

Dëshmia e sotme e një qytetareje në spitalin infektiv, e cila po pret prej disa orësh që bashkëshkorti të marrë ndihmën e parë. Ai ndodhet në ambulancë, pasi infektivi (COVID 1) nuk ka vende”, komenton Bardhi videon me poshte: /DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY