Media publike në SHBA nuk e thërret Biden si President i zgjedhur,...

Media publike në SHBA nuk e thërret Biden si President i zgjedhur, por demokrati Biden

142
0
Shares

Media punkike ne SHBA nuk i drejtohet Joe Biden si President i zgjedhur sic e pershkruajne televizionet she gazetat private ne kete vend.

”Zeri i Amerikes” qe eshte media publike iu drejtua sot Joe Biden ne raportimet e saj si “demokrati Joe Biden, i parashikuar si fitues i zgjedhjeve”.

Me poshte eshte edhe nje shkrim i transmetuesit publik per monentet e tranziciknit te pushtetit dhe qendrimet me te fundit te Trump ne lidhje me zgjedhjet.

Kronika e Zerit te Amerikes:

Demokrati Joe Biden, i parashikuar si fitues i zgjedhjeve presidenciale në garën me Presidentin Trump, filloi pa vonesë të dielën përgatitjet për të marrë në dorë qeverisjen dhe anulimin e disa politikave të administratës Trump pasi të bëhet inaugurimi më 20 janar, raporton Zeri i Amerikes.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe zëvendësja e tij e zgjedhur Kamala Harris, hapën një faqe interneti për transferimin e pushtetit, duke thënë se do të përqëndrohen pa vonesë tek pandemia, recesioni ekonomik, ndryshimet klimatike dhe racizmi sistematik.

“Po përgatitemi të udhëheqim që në ditën e parë, që administrata Biden-Harris të jetë në gjendje të përballet me sfidat më urgjente: mbrojtjen e shëndetit të kombit, rikthimin e mundësive për sukses, avancimin e barazisë racore dhe luftën kundër krizës klimatike”, duke shtuar se “ne qëndrojmë së bashku si një Amerikë. Ne do të ngrihemi më të fuqishëm se më parë”.

Ndihmësit e tij thanë se në ditët e para në detyrë, zoti Biden planifikon që të ribashkojë SHBA me Marrëveshjet e Parisit për klimën si dhe të anulojë daljen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Zoti Biden ka në plan të anulojë urdhëresën për ndalimin e udhëtarëve thuajse nga të gjitha vendet me shumicë myslimane dhe të riaktivizojë programin që lejon qëndrimin në vend të të rinjve të sjellë në SHBA në mënyrë të paligjshme nga vende të tjera si të mitur të pashoqëruar nga prindër.

Gjatë fushatës, zoti Biden tha gjithashtu se ka në plan të rikthejë vendin në marrëveshjen ndërkombëtare për të kufizuar ambicjet bërthamore të Iranit. Administrata Trump e tërhoqi Amerikën nga marrëveshja.

Tranzicioni i pushtetit shpesh sjell ndryshime politike të shpejta, por pritet që kalimi nga administrata Trump në atë Biden të jetë zhvendosja më e ndjeshme në dekadat e fundit të politikës amerikane.

Një ndihmës i zotit Biden tha në intervistën për rrjetin CNN “Në çdo aspekt ne do të hedhim themelet për administratën Biden-Harris për të kthyer me sukses besimin në institucione dhe për të udhëhequr qeverinë federale”.

Gjatë katër viteve në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump nuk e ka fshehur kënaqësinë që sfidonte normat politike dhe ka të ngjarë që përmbyllja e mandatit të tij katër vjeçar të mos jetë ndryshe.

Presidenti Trump Nuk Ka Pranuar Humbjen

Presidenti nuk i ka telefonuar rivalit për ta uruar për fitore dhe nuk ka pranuar humbjen.

Ekipi i presidentit republikan Donald Trump tha të shtunën se kishte ngritur padi në Arizona, në të cilën pretendon se qarku më i populluar i këtij shteti jugperëndimor skualifikoi në mënyrë të gabuar një numër votash të hedhura ditën e zgjedhjeve nga disa votues.

Në padinë, e ngritur në Gjykatën e Lartë shtetërore të Qarkut Marikopa, thuhet se punonjësit e zgjedhjeve u kishin thënë disa votuesve të shtypnin një buton, pasi një makinë kishte zbuluar një votë të tepërt.

Paditësit thonë se ditën e zgjedhjeve janë përdorur makineri të reja votimi dhe se ato vota mund të kenë qenë “përcaktuese” në rezultatin e garës Trump-Biden, i cili u shpall fitues të shtunën nga rrjetet e mëdha televizive.

Presidenti Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë të shtunën që të shkonte për të luajtur golf dhe nuk bëri ndonjë paraqitje publike, ndërsa komentoi në rrjetin Twitter se ai “fitoi zgjedhjet me një diferencë të madhe”.

Fushata e zotit Trump lëshoi një dekleratë ku tha se zoti Biden “po nxiton të paraqitet në mënyrë të gabuar si fitues”, duke premtuar sfida ligjore për të “sigurar që fituesi i ligjshëm të marrë drejtimin”, një pretendim për të cilin shumica e ekspertëve thonë se nuk ka gjasa të ndodhë. Jeff Bennet është profesor në Universitetin Vanderbilt.VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY