Edhe pse deri më tani rezultatet nuk janë në favor të tij, duket se Donald Trump është i vendosur për të mos pranuar humbjen.
Me anë të një deklarate të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Trump shprehet i bindur për të vazhduar betejën ligjore, në lidhje me atë që ai e cilëson si proces të manipuluar zgjedhor.
“Populli amerikan meriton të ketë transparencë të plotë në të gjithë numërimin e votave dhe certifikimin e zgjedhjeve. Ne do ta ndjekim këtë proces përmes çdo aspekti të ligjit për të garantuar që populli amerikan të ketë besim te qeveria jonë. Unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për ju dhe për vendin tonë”, shprehet Trump.
“Unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për ju dhe kombin tonë,” përfundon deklarata.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/