Basha takon pensionistet: Te na ruaje zoti, se qeveria….!

Basha takon pensionistet: Te na ruaje zoti, se qeveria….!

79
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha takoi sot një grup pensionistësh, në Njësinë Nr 4 Tiranë. Gjatë diskutimit me kryedemokratin Basha, pensionistët shprehën shqetësimet e tyre për jetesën e shtrenjtuar, pensionet e ulëta dhe frikën ndaj rritjes drastike të rasteve me COVID në qytetin e Tiranës.

“Marr 150 mijë lekë, 40 vjet punë, kategoria 7. Kur u bë sistemi na futën të gjithëve kështu, sot me këtë 2 % që kish vënë kryeministri unë marr 150 mijë lekë. Çfarë do të bësh me këtë pension? Kur thua ti, gripi këto kështu, ne na ruajt zoti se për Edi Ramën, e ikëm ne.” U shpreh njëri nga pensionistët.

“Në ate që thatë për rimbursimin e ilaçeve, vërtet shtrohet pyetja ju besoni se çdo qeveri do të rimbursojë ilaçet. Unë të them me sinqeritet ta them me gojën plot që jo. E di çfarë do të thotë, unë kam njerzit e mi që janë të sëmurë, që kanë këtë sëmundje, është kostoja 500 Euro në muaj, në të kaluarën dhe Edi Rama do na jaë ne 500 Euro në muaj? Nuk besoj.” Tha një tjetër pensionist,

“Unë jam një pensionist, marr 170 mijë lekë. Ky pension mua nuk më del as ilaçe. Falë Zotit, kam jdalin në Amerikë, edhe më çon paratë me ngrënë, me pi, me paguar dritat, me paguar ujin, sepse në të kundërtën, do isha mbetur në rrugë.” U ankua një nga pensionistët e pranishëm në takim, për ilaçet e shtrenjta dhe pamundësinë e përballimit të jetësës me pensionin minimal, që i akordon shteti.

Kryetari i opozitës, z.Basha tha se Partia Demokratike, prej disa javësh tashmë, i ka propozuar qeverisë një plan me 5 pika për përballimin e krizës, ku në një nga këto pika parashikohet edhe një bonus prej 20 mijë lekësh për çdo pensionist për të mbuluar shpenzimet e maskave dhe dezinfenktantëve.
Basha tha se gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie, qeveria e Facebook-ut dhe Instagram-it ka dhënë miliona euro ne koncesionet korruptive për inceneratorët e plehrave, teksa ka lënë pa asnjë lloj mbështetjeje pensionistët dhe qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.
Sikur të mos mjaftonin shpenzimet ekstra për maska dhe dezinfektantë, pensionistëve dhe shqiptarëve nuk iu rimbursohet paketa e ilaçeve për trajtimin e COVID-it, duke u kthyer në një barrë akoma më të rëndë atyre që kanë vuajtur apo po vuajnë nga ky virus i rrezishëm për shëndetin.
Kryetari i Partisë Demokratike i premtoi pensionistëve se qeveria e re që do të dalë nga 25 prilli, do të jetë në krahun e shqiptarëve të thjeshtë, duke përkrahur financiarisht pensionistët dhe rimbursuar plotësisht paketën e anti-COVID, si një detyrim që shteti ka ndaj shqiptarëve që paguajnë taksa, në mënyrë që shteti të kujdeset për shëndetin e tyre.

Lulzim Basha: Njeriu që është përgjegjës dhe që e ka fajin për këtë situatë, vazhdon rri gjithë ditën në facebook, në instagram, në televizor dhe vazhdon gjithë ditën të transferojë taksat e parave të juaja tek xhepat e miqve të vet. Unë kam një kërkesë që do e përsëris dhe e kam përsëritur prej 5 javësh, do ta përsëris dhe sot këtu në këtë takim me ju, me pensionistët e Tiranës. Urgjentisht dhe pa vonesë t’i çojë lekët e shqiptarëve në ndihmë tek shqiptarët. Ta zgjidhë qesen për shqiptarët dhe jo për miqtë e vet, duke filluar me ato propozime që i kemi bërë dhe që ju prekin ju drejtpërdrejtë, paketën e rimbursimit për ilaçet që marrin të sëmurët me COVID nuk ka njeri ta përballojë. Duhet të rimbursohet, duhet të paguhet e gjitha nga shteti. Pensionistëve, siç më tha dhe zonja Lindita, 20 mijë lekë janë shpenzimet shtesë vetëm për COVIDJN, maska ,dezinfektantë dhe ne kemi kërkuar pikërisht këtë, që çdo pensionist shqiptar për 6 muajt e ardhshëm, të marrë një çek muaj për muaj prej 20 mijë lekësh shtesë, për të larë këto shpenzime, për të përballuar keto shpenzime shtesë. Dhe së treti, të merren urgjentisht masa sepse me këto ritme infeksionesh, nuk ka më dhe nuk do të ketë më kapacitete spitalore për të trajtuar të sëmurët.

Pra, e gjithë vëmendja e shtetit duhet të jetë, dhe i gjithë buxheti i shtetit duhet të jetë i përqëndruar për të ndihmuar njerëzit kundër kësaj të keqeje. Dështime me pandeminë ka një autor dhe një njeri përgjegjës. Faji për këto jetë, të cilat po vihen në rrezik dhe për shumë jetë që po humbin për shkak të pakujdesisë, të mungesës së testimeve , të mbingopjes së kapaciteteve spitalore, është i një njeriu, është i Edi Ramës që edhe sot, mbajeni mend do ta shihni, unë dal e t’i kërkoj të ndihmojë njerëzit, ai do dalë e do bëjë atë që di të bëjë: do sulmojë opozitën, do më sulmojë mua, do bëjë shaka pa kripë, do tallet, por po tallet me jetët e njerzëve, po tallet me shëndetin e njerëzve dhe kjo po na kushton jetë. Kjo po na kushton jetë, po na kushton shëndet dhe po na kushton njëkohësisht shkatërrimin e ekonomisë.
Duhet urgjent t’i japim fund kësaj! E kam ngritur dhe do ta ngre zërin ditë për ditë, në emrin tua, të pensionistëve, në emrin e të papunëve, në emrin e mjekëve, në emrin e infermierëve, në emrin e biznesit të vogël që po merr fund dita ditës, të mesuesve, se shkollat janë kthyer në vatra infeksioni siç e keni parë. Por dua që të gjihë së bashkutë bëhemi bashkë, sepse kur jemi bashkë e largojmë të keqen, fillojmë ndryshimin dhe e shërojmë Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY