5 vende te BE, Holanda, Danimarka, Gjermania, Spanja dhe Franca, shkojnë përtej përtej vlerësimit të Komisionit Europian për mosplotësimin e dy parakushteve lidhur me mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Ligjin për Median duke qenen keshtu kunder fillimit te negociatave me Shqiperine, raportoi sot abc news permes reporteres se tij ne Bruksel.
“Këto shtete, konsiderojnë se kanë një vlerësim më realist se Komisioni Europian për reformat kyçe në Shqipëri dhe, se për mbajtjen e konferencës e parë ndërqeveritare duhet të plotësohen të gjitha parakushtet”, raportoi gazetarja Erisa Zykaj per televizionin.
Pikat që kërkojnë më tej të zbatohen, 5 shtetet në fjalë:
-Respektimi i opinionit të Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese në kodin zgjedhor.
– Garantimi i transparencës së financimt të partive politike, për të cilën ka vetëm një udhërrëfyes, por jo një plan zbatimi.
-Gjermania, Franca, Danimarka, Holanda dhe Spanja janë dakord me Komisionin Evropian, se kushti për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese nuk është përmbushur. Por ato bëjnë dallimin për Gjykatën e Lartë, duke cilësuar se Gjykata e lartë me 3 nga 19 gjyqtarë nuk mund të konsiderohet si funksionale.
-Edhe pse mirëpritet ngritja e SPAK, vihet theksi tek mungesa e një gjurme provash për hetime, ndjekjeve penale dhe dënime të zyrtarëve të lartë.
-Vlerësohet se për BKH nuk ka asnjë tjetër emërim përveç drejtorit dhe se është e rëndësishme që të zhvillohen rekrutimet e mëtejme, në mënyrë që kjo strukturë të jetë plotësisht funksionale.
-Mbështetet vlerësimin i Komisionit Evropian lidhur me ligjin për median ndërsa kërkohet përparimi në fushën e lirisë së shprehjes nëpërmjet ndjekjes së rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
-Kërkohet vijimi i zbatimit të planit të veprimit për adresimin e rekomandimeve të Task Forcës së Veprimit Financiar dhe bashkëpunimin me autoritetet përkatëse të vendeve anëtare.
-Vihet në pah po ashtu se numri i përgjithshëm i kërkesave të azilit, edhe pse është ulur mbetet i lartë dhe nevojiten përpjekje të vazhdueshme nga autoritetet shqiptare.
Nderkohe qe eshte shtyrë takim i ministrave të Jashtëm dhe Çështjeve Evropiane. ky takim ishte parashikuar të mbahej në 10 nëntor dhe do shqyrtonte nder të tjera kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për në 17 nëntor, raporton abcnews.
Kjo shtyn edhe dsikutimin thelbësor që pritej të mbahej sot nga ambasadorët e përhershëm për kuadrin negociues me të dyja vendet. Ata po diskutojnë aktualisht mbi zgjerimin, por nuk ka shumë gjasa që të arrijnë në një dakordësi ditën e sotme. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/