Mbeten edhe rreth 50 mijë vota për t’u numëruar në Georgia, shtet i cili ka 16 vota elektorale. Qe nga mëngjesi i sotëm, në këtë shtetet mbeten edhe 50 mijë vota për t’u numëruar sipas Walter Jones, zëdhënësit të zyrës së Sekretarit të Shtetit.
Sekretari i Shtetit i Georgia Brad Raffensperger pritet që të japë një përditësim të numërimit rreth orës 16:30. Alaska, Arizona, Nevada, Karolina e Veriut dhe Pensilvania janë gjithashtu shumë afër shpalljes së fituesit.
Në bazë të të dhënave të pasqyruara në The Guardian, në Georgia janë numëruar 99 për qind të votave, prej të cilave 49.6 për qind i ka marrë Donald Trump dhe 49.2 për qind, Joe Biden.
Rezultati eshte mjaft i ngushte dhe sic duket nuk do te kuptohet fituesi deri ne votat e fundit.
Nderkaq Biden ka marre me shume vota ne te gjithe historine e SHBA, mbi 72 milione nderkohe qe rekordet e mehershme mbaheshin nga Obama e me pas Klinton me afro 65 milione vota. Por edhe Trump pritet te tejkaloje Obama dhe Klinton.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/