Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të njoftojë masat e reja shtrënguese në Greqi në orën 12.00 të ditës së sotme.
Ne daljen e tij ai do te shoqerohet edhe profesori i sëmundjeve Infektive Sotiris Tsiodras, i cili së bashku me kreun e qeverisë, do të shpjegojnë masat dhe situatën aktuale epidemiologjike në vend.
Pritet që sot të njoftohet futja në karantinë kombëtare të vendit.
Raportohet se “Modeli i Selanikut” është zgjedhur si shembulli ideal për të gjithë vendin, ndërsa zbatimi i orës policore pritet të nisë të shtunën dhe të zgjasë për një muaj, raportojne mediat greke.
Selaniku eshte futur ne karantine qe prej nje jave. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/