Basha me banoret: Nje vit nga termeti, banoret e Ishmit te harruar...

Basha me banoret: Nje vit nga termeti, banoret e Ishmit te harruar nga qeveria

129
0
Shares

“Jo, jo. Unë asnjë lek nuk kam marrë prej tërmetit. Tek kjo portë nuk ka ardhur askush me dhënë diçka për tërmetin. Asgjë, asgjë.” Tërmeti shkatërrues dhe pandemia e COVID-19 ka goditur rëndë shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve. Banorët e dëmtuar nga tërmeti në Ishëm, të lënë në harresë dhe në mjerim të plotë gjatë pandemisë, njofton zyra e shtypit te PD, pas nje vizite qe kreu i PD, Lulzim Basha pati tek familjet e demtuara nga termeti i 26 nentorit te vitit te kaluar.

Basha u njoh nga afër me gjendjen e mjeruar të banorëve dhe të braktisur nga qeveria, e cila nuk ka bërë asgjë për t’i ndihmuar për të rekuperuar dëmet nga tërmeti.

Në Gjuricaj, Njësia Administrative Ishëm, kryetari i opozitës u ndal edhe në banesën e rrënuar nga tërmeti i 26 nëntorit, të familjes së Limon Filit.

Edhe pse ka kaluar 1 vit kjo familje jeton në një minimagazinë, pasi askush nuk i ka dhënë zgjidhje për shtëpinë e dëmtuar rëndë nga tërmeti.
Ndonëse banesa është jashtë funksioni, institucionet e kanë vlerësuar si DS2 dhe i kanë thënë se përfiton vetëm 250 mijë lekë të reja, ndërsa prej ndihmave ata nuk kanë përfituar fare.
Ai kërkon vetëm një vlersim të drejtë për banesën, pasi po vjen dimri i dytë dhe duhet të jetojë në një minimagazinë në kushte të mjera.
Në Lalëz, familja e Agim Muharremit po jeton ende në çadër, pasi banesa edhe pse është për t’u rindërtuar, ende s’ka asnjë shenjë nga shteti me justifikimin se rruga deri tek banesa nuk është e mirë.
Agimi, 46 vite mësues bashkë me të shoqen thotë se prej 11 muajsh tashmë, asnjë prej autoriteteve shtetërore nuk është kujtuar për të dhe familjen e tij.
E njëjta histori përsëritet edhe në shtëpinë e Kasem Gjetës në Shkafanë, ku shteti nuk ka sy as veshë të shohë e dëgjojë hallet e këtyre njerëzve. As për të pyetur nëse janë gjallë.
Kasemi, por edhe banorë të tjerë të kësaj zone i thanë z.Basha, se po dëmshpërblim po marrin njerëz që s’kanë pësuar asnjë dëmtim, ndërsa ata që kanë shtëpitë e shembura, jo.

Po në Shkafane, në familjen e Shpëtin Kurti, historia e harresës prej 1 viti nga shteti përsëritet. 6 pjesëtarët e familjes po hyjnë në dimrin e dytë në çadër dhe në një kontenier që ia kanë dhuruar privatisht, pasi shtëpia e shembur plotësisht as ka nisur të hedhë themele.

E zonja e shtëpisë tha se ende s’kanë asnjë zgjidhje dhe po jetojnë në kushte të vështira.
Sheshin e rrënojave e kanë pastruar vetë, pasi shteti nuk ju ka dhënë asnjë lek deri tani.

Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha i tha banorëve se dy prioritetet kryesore të qeverisë re të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do të jenë ruajtja e shëndetit të shqiptarëve dhe rimëkëmbja e një ekonomie të rrënuar nga pandemia dhe abuzimet me PPP dhe koncesionet. Ai ju premtoi banorëve, se qeveria e re do të garantojë me anë të buxhetit të shtetit rindërtimin e shtëpive të tyre dhe se çdo ndihmë e ardhur për ta nga jashtë do të shkojë për nevojat e tyre.

Lulzim Basha: U ngrit gjithë bota për ta ndihmuar Shqipërinë, vetëm këta s’u kujtuan. Por ju garantoj që do të marrë fund. Dy prioritete kryesore do të kemi. E para, shëndetin edhe ekonominë që ka shkatërruar pandemia dhe gjithë ndihmat që i ka ndarë Europa për tërmetin dhe që duhet të vijnë tek ju, do të vijnë tek ju dhe buxheti i shtetit do të bëjë të mundur që brenda një kohe shumë të shkurtër shtëpitë t’ju rindërtohen dhe vuajtja që keni hequr t’ju lehtësohet sadopak. Më vjen keq që ju kam ardhur në këto kushte të vështira, por ju jap fjalën që do vij t’ju shoh edhe kur ta kemi riparuar këtë dëm edhe t’i keni shtëpitë e rindërtuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY