Eno Bozdo ka reaguar për paketën e tretë që qeveria ka vënë në dispozicion të biznesit duke e konsideruar një tallje. Dy paketat e para sipas Bozdos ishin aq qesharake, sa që e klasifikuan qeverinë shqiptare si qeverinë e fundit në Evropë dhe ndër të fundit në botë, përsa i përket ndihmës reale për ekonomin dhe këtë e vërteton edhe shuma që ka vënë në dispozicion të bizneseve me anë të kësaj pakete të tretë:1,5 milionë euro.
“Qeveria po perpiqet te na mbushe mendjen se, ne emer te perballimit te pandemise Covid 19, ka vene ne dispozicion nje pakete te trete ndihme per biznesin. Ne fakt, eshte tallja e trete me biznesin, pas dy paketave te para qesharake, qe e klasifikuan qeverine shqiptare si qeveria e fundit ne Evrope dhe nder te fundit ne bote, persa i perket ndihmes reale per ekonomine.
Por sic duket, pas kerkesave te biznesit dhe opinionit publik, qeveria na paska “reflektuar”, dhe ka vendosur qe ne emer te perballimit te masave antiCovid, te ofroje 20 mije leke (te vjetra) ne muaj per punetor. Sa per sqarim, 20 mije leke te vjetra ne muaj jane me pak se shpenzimet ditore te nje punetori per maska dhe dizifektues.
Per me teper, kjo mase prek vetem biznesin vogel dhe te mesem prodhues, dhe vetem per dy muajt e fundvitit. Per qeverine sic duket, Covid 19 ka filluan ne nentor dhe do mbaroje ne dhjetor te ketij viti!
Por tallja nuk mbaron ketu: kete ndihme nuk e marrin te gjitha ndermarrjet! Kete ndihme e marrin vetem ndermarrjet prodhuese, dhe vetem ato ndermarrje qe kane 10 deri ne 50 punetore. A thua se ndermarrjet e tjera, si ato te sherbimeve apo ato qe kane me shume punetore p.sh., nuk kane patur asnje shpenzim dhe nuk kane nevoje per ndihme nga qeveria!
Tallja vazhdon: e gjithe shuma qe qeveria do te shpenzoje eshte vetem 1,5 milione euro. Kjo eshte nje sakrifice e e madhe nga ana e qeverise, sepse ajo sapo ka paguar 75 milione euro per 3 inceneratore qe nuk ekzistojne. Dhe ne kushte pandemie, korrupsioni i inceneratoreve eshte prioritet kombetar, vecanerisht kur behet fjale per para qe perfundojne ne xhepat e qeveritareve.
Si perfundim, kjo nuk eshte paketa e trete e ndihmes, por vetem tallja e trete e qeverise me biznesin dhe shqiptaret!” ka përfunduar Bozdo.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/