Biden ne prag te fitores pas rezultatit ne Wiskonsin dhe tendences ne...

Biden ne prag te fitores pas rezultatit ne Wiskonsin dhe tendences ne Michigan

82
0
Shares

Kandidati per President John Biden bëri nje deklarate pas fitores ne Wiskonsin dhe projeksioneve fituese ne Michigan. Aktualisht Biden ka grumbulluar 248 vota ndersa Trump 214 vota.

“Pas një nate të gjatë numërimi, është e qartë se jemi duke fituar mjaftueshëm shtete për të arritur 270 vota elektorale të nevojshme për të marrë presidencën,” tha zoti Biden.

“Nuk jam këtu për të deklaruar se kemi fituar, por jam këtu për të raportuar se, kur të përfundojë numërimi, ne besojmë se do të jemi fituesit”.

Ish-nënpresidenti Joe Biden tha se ndihet shumë mirë për pozicionin e fushatës së tij në Pensilvani.

“Çdo votë duhet të numërohet,” tha kandidati demokrat.

“Sapo zgjedhjet të jenë finalizuar, ky do të jetë momenti për të lënë pas retorikën e ashpër të fushatës,” tha ai.

“Nuk do të ketë shtete blu dhe shtete të kuqe, do të ketë vetëm Shtete të Bashkuara të Amerikës,” tha kandidati demokrat të mërkurën pasdite.

Kandidati Demokrat Joe Biden ka bërë një hap të rëndësishëm drejt fitores zgjedhore në Shtetet e Bashkuara. Sipas CNN, Biden ka fituar shtetin e Uiskonsin, një nga shtetet kyçe që ishin fituar në zgjedhjet e fundit nga presidenti  Donald Trump.

Biden ka fituar me 49.4% 48.8% me më shumë se 20 mijë vota diferencë. Shteti verior vlen 10 vota elektorale, që i çojnë në 237 ato të Biden kundër 213 të Trump, dhe i japin demokratit një mundësi të artë për t’ u shpallur president.

Ekipi elektoral i Presidentit Trump kerkon rinumerim ne disa shtete

Ekipi elektoral i zotit Trump njoftoi se ka paraqitur ankesa ligjore në shtetet e Pensilvanisë dhe Miçiganit, që mund të shërbejnë si bazë për të kundërshtuar rezultatin në këto shtete ende pa rezultat përfundimtar dhe që mund të jenë përcaktuese nëse presidenti do të sigurojë edhe një mandat të dytë. Ankesat në të dy shtetet kërkojnë qasje më të mirë të vëzhguesve në qendrat ku përpunohen dhe numërohen votat, raporton Zeri i Amerikes.

Ekipi elektoral i zotit Trump po ashtu kërkon të jetë pjesë e një ankese tjetër në Pensilvani që po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë, që ka të bëjë me numërimin ose jo të votave që mbërrijnë në qendrat e numërimit tre ditë pas mbylljes së votimeve, sipas nën-kryetarit të ekipit elektoral të zotit Trump Justin Clark.

Avokatët e presidentit po kërkojnë ndalimin e përkohshëm të numërimit në të dy shtetet, derisa vëzhguesve t’u krijohet një qasje “domethënëse” në shumë qendra ku numërohen votat dhe të lejohen të shikojnë fletë-votimet që janë nxjerrë nga zarfet dhe janë përpunuar.

Presidenti Trump është në disavantazh të lehtë ndaj rivalit demokrat Biden në Miçigan. Presidenti vazhdon të kryesojë në Pensilvani, por diferenca po shkurtohet sa më shumë vota që numërohen.

Nderkohe Twitter ne menyre sistematike po i bllokon postimet e Trump. Pas ores 22.00 i ka bllokuar dy te tilla ndersa ka bllokuar edhe postime nga Melany Trump.

Rregullat e rinumërimit të votave

Ja se si funksionon rinumërimi i votave në shtetet me rezultate të afërta në këto zgjedhje:

NEVADA nuk ka rinumërim automatik votash, por një kandidat i cili ka humbur, mund të kërkojë rinumërim, pavarësisht nga përqindja e humbjes. Rinumërim duhet të kërkohet brenda tre ditësh pasi të ketë përfunduar numërimi i votave. Paguan kandidati që kërkon rinumërimin.

UISKONSIN nuk ka rinumërim automatik votash, por mund të kërkohet një rinumërim i plotë ose i pjesshëm nëse përqindja e humbjes është më e vogël ose e barabartë me 1 përqind. Kërkesa duhet të bëhet në ditën e parë pas numërimit të votave. Paguan kandidati që kërkon rinumërimin, nëse përqindja është më shumë se 0.25 e votës së përgjithshme.

MIÇIGAN ka rinumërim automatik. Rinumërimi kërkohet nëse diferenca është më pak ose e barabartë me 2,000 vota. Kërkesa për rinumërim duhet të bëhet brenda 48 orësh pas përfundimit të numërimit të votës. Paguan kandidati që kërkon rinumërimin.

PENSILVANIA ka rinumërim automatik. Rinumërim është automatik nëse diferenca e fitores është më e vogël ose e barabartë me 0,5 përqind. Dy mënyra të tjera për kërkimin e rinumërimeve janë: kërkohen nënshkrimet e të paktën tre votuesve që vërtetojnë një gabim në numërimin e votave dhe shkohet në gjykatën e shtetit ku ngrihet padi që pretendojnë mashtrim dhe gabime në procesin e votimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY