Erion Veliaj: Nuk ka nderruar pronari i tokes se gjimnazit

Erion Veliaj: Nuk ka nderruar pronari i tokes se gjimnazit

70
0
Shares

Kryetari i bashkise se Tiranes Erion Veliaj ka pergenjeshtruar kete paradite ndryshimin e pronesise se truallit te gjimnazit Sami Frasheri.

”Dilema eshte, duhet çuar per shpifje apo per mjekim? 🤔 #FiuPllumbat 🕊

Ja prona e Sami Frasherit, boll u bete gazi i botes! Pastaj hani inat me popullin qe s’ju voton!

Si te lodrat, pazari, sheshi, kalaja – njesoj Samiu – do fshiheni nga turpi. Po ju dhe turpin e hani me buke!”, deklaroi Veliaj.

Edhe Kryeministri Rama ma hedhurnposhte sot akuzat e Kryemadhit.

”Për fat të keq jetojmë në një kohë kur faktet janë viktimë e rrjeteve sociale, e volumit marramendës të informacionit të paverifikuar e shpërndarjes së qëllimshme masivisht të shpifjeve dhe gënjeshtrave dhe për fat të keq Monika, Iliri, Saliu janë absolutisht në vendin e duhur dhe kohën e duhur me instrumente të duhur që të jep kjo kohë për t’u lëshuar në një shifra marramendës si ky që po e vënë me shpifje dhe gënjeshtra duke pasur parasysh faktit që gënjeshtra janë më të shpejta në arritjen audiencës. Shkolla po rindërtohet, puna ka nisur, dokumentet e pronës janë publikuar edhe sot nga Veliaj përsëri dhe Monika thotë shkolla do të ndërtohet në Paskuqan, domethenë “Kap ca të kapësh”, ta haj kush ta haj, ashtu si thotë që shërimi nga COVID duhet ta kërkojmë në Kisha”, tha Rama ne nje konference shtypi.

Kryetarja e LSI publikoi sot nje tjeter dokument pronesie ku shihej se kishte nderruar pronesia e truallit te gjimnazit Sami Frasheri. Dokumenti i Velise i perket muajit mars te vitit 2020.

Kryemadhi ka deklaruar se e ka printiar dokumentin e pronesise, cfare la te kuptohet se eshte nje dokument i diteve te fundit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY