Basha: Mjeket e familjes duhet te marrin bonusin e premtuar

Basha: Mjeket e familjes duhet te marrin bonusin e premtuar

63
0
Shares

kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim sot me mjekët e familjes për situatën e COVID-19 në vend.

Mjeket e familjes nga zona të ndryshme të Tiranës qe u perfshine ne bisede sollën një panoramë të zymtë të situatës.

Ata thanë se paketa e trajtimit dhe ekzaminimeve shkon në 1200 euro.

Lulzim Basha: As nuk jeni përgatitur, as nuk jeni pajisur, as nuk mbështeteni për faktin që jeni shpesh herë stacioni i parë i të sëmurëve me COVID. Dje, kam kontaktuar me të sëmurë që kërkonin mbështetje për gjendjen ku ishin. Dje kam bërë 6 apo 7 ngushëllime. Numri i të sëmurëve dhe fataliteteve dhe krahasuar me para 1 jave apo 2 është shumë më i rritur se ç’raportohet, ndërkohë që familjarët, rrethi ynë raportojnë dhjetëra raste.

Mjeku Mirgen Zaçellari: Shtimi i rasteve me COVID është aq i lartë sa nuk mund t’i përballojë QSUT. Ne mundohemi t’i trajtojmë me ato të dhëna që marrim nga pacienti. Kontorllojmë saturimin e oksigjenit. Mungon aparatura për mjekun e familjen për saturimin e oksigjenit.

Mjeke Elisabeta Musta: Duhen dy javë deri në marrjen e tamponit dhe përgjigjes. Ndërkohë që pacienti mund të dalë negativ sepse ka nisur mjekimi. Nuk raportohen të gjitha rastet. Në qoftë se ne themi Kamza 5, ata thonë Kamza 1. Në mungesë të tamponeve i dërgojmë pacientët të bëjnë skaner në privat. Një rast konkret, më 21 u paraqit, më 26 është testuar, rezultati me 2 nëntor. Mjekët, gjatë periudhës së pritjes, kontakteve të te pacientit nuk i bëhet tamponi. Mjekja, rasti konkret, gruas së pacientit nuk iu bë tamponi.

Mjeku Mhill Gecaj: Mjekët e familjes të rrezikuar dhe të pambrojtur. Përdoret i njëjti protokoll për pacientë me patologji të ndryshme. Protokolli i mjekimit nuk bën dallim ndërmjet pacientëve me histori klinike të ndryshme. Trajnimi i mjekut të familjes nuk është marrë në konsideratë. Kosto e paketës anti-COVID minimalisht 1200 euro.

Elisabeta Musta: Mjekët, protokolli me medikamente që mungojnë në treg. Një kuti me koagolantë 75 mijë lekë. E kanë sjellë të zezë mbi të bardhë, që në stadin e mesëm duhet të merret nga pacienti.

Mjeku Luan Hoxha: Për të fshehur dështimin e spitaleve, akuzojnë mjekët e familjes. E gjithë Tirana ka vetëm një dispanseri në dispozicion për grafitë.

Lulzim Basha: Kemi ngulmuar që në fillim për rëndësinë dhe vlerën e testimeve. Sllovakia ka testuar gati 2/3 e popullsisë mbi 10 vjeç. Kryeministri flet për gjithçka tjetër vetëm për pandeminë jo. Ai tha që në valën e dytë të pandemisë nuk ka rëndësi testimi. Ju po më thoni tjetër gjë, që mungesa e testimeve sjell më shumë fatalitete. Vende të tjera në rajon duhen 10 ditë për të marrë përgjigjen?

Mjeku Mhill Gecaj: Në Maqedoninë e Veriut, testimi dhe marrja e rezultateve zgjat 30 minuta. Edhe testimet në privat duhet të referohen në ISHP, çka vonon përgjigjen.

Lulzim Basha: Vendimi i parë dhe më urgjent është rritja e testimeve.

Çështja e dytë që kemi ngritur është që paketa e trajtimit të jetë e rimbursueshme. Kam disa raste ku njerëzit, ata që kanë mundësi marrin kredi në bankë për paketën e ilaçeve anti-covid.

Mjeku Mhill Gecaj: Ka pacientë që është detyruar që dedimerin ta bëjnë 6-7 herë, vetëm ajo analizë kushton 3 mijë lekë të reja. Vetëm ky ekzaminim. Po skaneri i pulmonit, radigrafitë që janë të detyruar t’i bëjnë në privat se nuk e përballon dot sistemi. Ka dhe një grup tjetër që s’duan ta bëjnë fare tamponin. Marrin mjekim në shtëpi.

Lulzim Basha: Çfarë mund të bëhet që kapacitetet spitalore të jenë ndihmuese? Kemi një klimë brenda spitalit, me mjekët që kam folur që dhe nga ana shëndetësore, psikologjike brenda spitaleve gjendja shumë e ngarkuar. Çfarë mund të bëhet për ta ndryshuar.

Mjeku Henrik Zotaj: Kalimi i afateve na pengon të nisim mjekimin adekuat në kohë. Mjekët e spitalit dhe mjekët e familjes nuk janë të koordinuar mes tyre. Sekreti i kësaj sëmundjeje, trajtimi në kohë. Para dy ditësh 40 shtrime brenda ditës.

Që të ulet ngarkesa e spitaleve COVID, duhet te hapen spitalet rajonale. Spitalet rajonale kanë infrastrukturë për të përballuar fazat e para të sëmundjes. Tirana është pushtuar nga COVID për shkak të grumbullimit të pacientëve këtu.

Mjeku Neritan Kurteshi: Të gjitha spitalet rajonale kanë pasur spitale infektive. Të hapen spitalet infektive në rrethe. Janë futur në administrimin e spitaleve jomjekë. Ministria është zbrazur nga profesionistët e mjekësisë. Spitalet rajonale duhen hapur dhe mund ta kurojnë këtë sëmundje.

Lulzim Basha: 7 muaj pandemi, mjekët kanë vetëm një javë që kanë marrë protokollin anti-COVID. Mjekët e familjes dhe infermierët duhet të marrin bonusin e premtuar. Mjekët e familjes duhet të marrin bonusin 1000 euro, infermierët bonusin 500 euro. Qeveria të lërë sulmet politike dhe të vihet në krye të detyrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY