OFL u ka dërguar formularët sot tre personave të dënuar për vrasje dhe që banojnë në Vlorë.
Ata janë:
Viron Ramohitaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Altin Skëndaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
Gezim Mehmeti, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara”.
“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, thuhet në njoftimin e policisë. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/