Kreu I PD-së, Lulzim Basha takoi sot një grup studentësh të mjekësisë ku theksoi se problemi i parë i madh i keqmenaxhimit të pandemisë, është mungesa e testimeve.
“Inbox-i im plot me mesazhe që kanë deri në dhjetë ditë që presin të testohen dhe injorohen. Të sëmurëve në shtëpi u jepen receta që kushtojnë qindra mijëra lekë. Sa më pak testime dhe mbështetje, aq më shumë viktima do të shkaktojë COVID. Kemi testimet më të ulëta dhe shpenzimet më të larta për PPP në Europë. Kam një muaj e gjysëm që nuk i takoj dot prindërit. Nuk i takoj prindërit për t’i ruajtur ata, jo se nuk me merr malli për ta, më merr shumë Para dy ditësh im atë kishtë datëlindjen, nuk mund ta uroja nga afër”, tha Basha.
Basha theksoi faktin se studentët nuk u njoftuan në kohë për kalimin e mësimit online, dhe se nuk kishte asnjë masë nga qeveria për këtë kalim të beftë.
“Studentët kanë paguar qiratë e shtëpive, kanë lënë punën në qytetet e tyre për të ardhur në shkollë. Kujtohen 3 ditë para, ndërkohë studentët kanë bërë shpenzime për të qëndruar në Tiranë. Vendimi për të kaluar mësimin online, i pabesë dhe me pasoja të mëdha për studentët. Qeveria t’u shpërndajë tablete familjeve për të lehtësuar procesin mësimor online. Studentët shqiptarë, jo të varfër por të vjedhur. Kam 5 javë që bëj thirrje për subvencionimin e tabletëve për mësimin në distance”, theksoi kryetari I PD-së.
Në vijim Basha rreshtoi edhe njëherë masat që duhet të marrë qeveria për të ulur pasojat e pandemisë.
“Rrugëdalja është të kthehen taksat tek qytetarët, jo tek inceneratorët. Na duhet sot që të gjithë kapacitetet t’i vëmë funksion në luftën ndaj pandemisë. Vizioni ynë për shëndetësinë, shtim i stafit mjekësor dhe ndihmës për shërbim shëndetësor në kohë dhe cilësor. Qeveria duhet të pajisje me mjete mbrojtëse të gjithë mjekët dhe infermierët. Qeveria duhet të mbulojë paketën e ilaçeve anti-Covid pasi qytetarët po marrin kredi për të paguar ilaçet e kurës anti Covid
Qeveria duhet të blejë tamponët, të testojë dhe të mbulojë ilaçet për të sëmurët.
Të gjithë spitalet publike dhe shumica e klinikave private në kolaps nga keqmenaxhimi i pandemisë.
Unë jam shumë optimist, e keqja do të marrë fund më 25 prill. Më 25 prill do të nisim ta shërojmë Shqipërinë.
Basha duke biseduar me studentët deklaroi edhe disa masa që ka ndërmend të marrë opozita pas fitores së zgjedhjeve.
Studentëve nga familje të varfra, do t’u mbulohet tarifa e shkollimit. Me 76 milion euro që u ka dhënë inceneratorëve, mbulohen tarifat e të gjithë studentëve. Zgjedhjet në Universitete një proçes fiktiv. Ne nuk i kemi njohur zgjedhjet e 30 korrikut. Ne do të investojmë gjysmën e fondit të paketës për universitetin për të paguar stazhin e 10 mijë studentëve çdo vit. Ne do t’i lëmë universitetet të vetëqeverisen në mënyrë autonome. Problemi kryesor i arsimit sot është rënia në pikjadë e cilësisë nga politikat e mbrapshta arsimore. Në arsim do të financojnë më të aftët dhe do të rikthejmë në vend më të aftët. Në vitin e parë të qeverisë, 10 mijë studentë do ta kenë stazhin të paguar. Arsimi universitar kryeprojekti që nxjerr vendin nga kjo krizë”, deklaroi Basha. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/