Basha: Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës

Basha: Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës

61
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha u perfshi ne nje debat me Kryeministrin Rama kete mengjes fill pasi postoi ne rrjetet sociale per gjendjen e rende te pandemise ne vend. Rama u pergjigj menjehere duke mos folur per problemin por per rrethanat.

Pergjigja e Bashes:

Gjendja po përkeqësohet. Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi. Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot. 

Por në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe të pamundurit, Rama e ka mendjen tek sulmet politike, ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë. Edhe sa njerëz duhet të vdêsin për fajin e Ramës???

Rama nga ana e tij thotë se Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit, dhe nuk është aq i aftë sa të ndalojë Monika Kryemadhin që të bëjë fushatë, dhe të ndikojë në përhapjen e Covid 19.

Me heret Kryeministri Rama kishte shkruar se jane cmendur gjithe opozita dhe te gjithe ne te njejten kohe, duke citiar Shvejkum.

Kryeministri Rama në Twitter:

Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh, thoshte Shvjeku i shkretë!

Basha tha ne mengjes se në rast se qeveria do kishte dëgjuar planin e PD-së, situata në vend do ishte ndryshe.

”Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura”, shkruante ndërkohë më herët kreu i PD-së Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY