Al Kaeda: Kemi të drejtë të vrasim këdo që fyen Profetin Muhamed

Al Kaeda: Kemi të drejtë të vrasim këdo që fyen Profetin Muhamed

59
0
Shares

Organizata terroriste Al Kaeda në Magrebin Islamik (AQMI) u bëri thirrje sot përkrahësve të vrasin të gjithë ata që fyen Profetin Muhamed. Organizata kërcënoi për hakmarrje edhe presidentin e Francës Emmanuel Macron sepse mbrojti të drejtën e publikimit të lirë të karikaturave.

“Të vrasësh këdo që fyen profetin është e drejta e çdo myslimani të aftë ta bëjë këtë, ” tha AQMI në një deklaratë, pas deklaratës të mëparshme të presidentit francez në një ceremoni në nder të kujtimit të profesor Samuel Patti.

Profesorit iu pre koka më 16 tetor nga një çeçen sepse ai u kishte treguar studentëve të tij karikatura të Profetit Muhamed.

Macron u shpreh gjatë ceremonisë se Franca nuk do të hiqte dorë nga karikaturat në emër të lirisë së shprehjes, duke provokuar një valë reagimesh në botën myslimane.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar kundër Francës në ditët e fundit në shumë vende arabe dhe myslimane. Disa dogjën flamuj francezë dhe  portrete të presidentit francez, ndërsa janë bërë propozime për bojkot të produkteve franceze.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY