Një motorr është përplasur ditën e sotme në aksin rrugor Shkallë-Livadhja, në Urën e Bogazit me disa bagëti të imta.
Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motorrit, 67 vjeçari me iniciale L.L., ndodhet në Spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë, ndërsa pasagjeri që e shoqëronte, 52 vjeçari F.P., është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sarandë
Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkallë– Livadhja, në vendin e quajtur “Ura e Bogazit”, një motomjet është përplasur me disa bagëti të imta, si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi L.L., 67 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pasagjeri shtetasi F.P., 52 vjeç, ky i fundit jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/