Koço Devole pas infektimit me COVID-19, në gjendje të rëndë

Koço Devole pas infektimit me COVID-19, në gjendje të rëndë

72
0
Shares

Aktori i mirënjohur i humorit shqiptar, Koço Devole, është i shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore prej disa ditësh në spitalin “Infektiv” në Tiranë pasi është  infektuar me Covid-19.

Ditën e djeshme ai mësohet të jetë kthyer në shtëpi, por menjëherë më pas, gjendja shëndetësore është rënduar dhe është rikthyer në ambientet e spitalit Infektiv ku aktualisht ai është i intubuar dhe gjendja është rënduar orët e fundit.

Sipas mjekëve gjendja shëndetësore e aktorit është komplikuar edhe si pasojë e leuçemisë, sëmundje nga e cila aktori vuan prej vitesh.

Koço Devole është një nga personalitet më të njohura shqiptare i njohur si një aktor i shkëlqyer humori, karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY