‘Western’ ne Vrake te Shkodres, poker, pistolete dhe ‘cowboy’

‘Western’ ne Vrake te Shkodres, poker, pistolete dhe ‘cowboy’

61
0
Shares

Tentoi të vriste me armë zjarri 37-vjeçarin pas një konflikti të çastit ne Vrake te Shkodres,  ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen.

Policia kapi gjatë ndjekjes 20-vjeçarin, autorin e ngjarjes, të cilin e ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë sekuestruan dhe armën e zjarrit pistoletë me silenciator.

Po gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë vunë në pranga pronarin e lokalit, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara “, “ Fshehja e të ardhurave“, Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë“ dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë dhe 37-vjeçarin që tentoi 20-vjeçari, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

“Policia e Shkodrës, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, sapo ka marrë një telefonatë se në fshatin Vrakë, në ambientet e një lokali po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në drejtim të adresës së dhënë.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi K. K., 20 vjeç, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin J. P., 37 vjeç, banues në Shkodër, duke e qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë, por pa i shkaktuar dëmtime trupore”, njofton policia e Shkodres.

20-vjeçari, sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi, por është kapur gjatë ndjekjes.

Në vijim të veprime, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. P., 45 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit në pronësi të tij, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi birre në shishe pa pullë fiskale, një tavoline pokeri, dy pako letra bixhozi dhe një pako çipsa për lojë pokeri.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë edhe shtetasin J. P., 37 vjeç, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara“, pasi kishte në pronësi tavolinën e pokerit që u gjet në lokalin e 45-vjeçarit. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY