Policia Kufitare në Portin e Vlorës sekuestroi 500 paketa cigaresh të markave të ndryshme.
Procedohet penalisht drejtuesi i kamionit ku u gjetën paketat me cigare.
Paketat u kapen ne vijen e dyte ne një kamion që transportonte çanta letre në drejtim të Italisë.
“Gjatë kontrollit, në kabinën e kamionit që drejtohej nga shtetasi G. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, u konstatuan të fshehura në kuti kartoni 50 steka me 500 paketa cigaresh të markave të dryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, të cilët, në përfundim të veprimeve kanë proceduar penalisht shtetasin G. H., për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”njoftoi policia e Vlores. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/