Rama ne Kukes, Basha jep pergjigjen e rralle: Kukesi ka sot 1/3...

Rama ne Kukes, Basha jep pergjigjen e rralle: Kukesi ka sot 1/3 e banoreve qe kishte kur Rama erdhi ne pushtet, 2/3 iken

142
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha ne nje takim me gazetarët e vuri theksun tek menaxhimi i keq i pandemise, sikurse deklaron ai.

”Në 24 orët e fundit e kam parë nga afër se sa i kolapsuar është sistemi shëndetësor, duke u angazhuar me 4 raste të afërmish me COVID.
Pavarësisht kërkesave të këtyre rasteve, testimi i pacientëve është refuzuar nga ISHP. Mungesa e testimeve eshte përpjekje e qëllimshme për të fshehur të vërtetën. Shifrat e raportuara, nuk përfshijnë me qindra raste që as nuk testohen, as nuk kurohen nga sistemi shëndetësor”, deklaroi Basha.

Refuzimi i organizuar i testimit të të sëmurëve eshte përgjegjësi personale e Edi Ramës, deklaroi kryetari i PD. Ndersa perhapja e shpejtë e infeksionit pasojë e mostestimit dhe mostrajtimit të mijëra rasteve me COVID, tha Basha.

“Pjesa dërrmuese e qytetarëve nuk përballojnë dot çmimet e larta të ilaçeve.
Pensionistët, qytetarët më të varfër, kanë edhe shpenzimet më të larta për ilaçe.

Refuzon të përgjigjet pse hap para kamerave disa herë spitalin COVID 3 dhe nuk e hap asnjë ditë për pacientët.

I fshihet pyetjes se përse nuk paguan bonusin për mjekët dhe infermierët”, deklaroi Basha.

Ne vijim Basha komentoi deklaratat e Rames ne Kukes.

“Sot në Kukës jetojnë 1/3 e banorëve që kishte qyteti kur Edi Rama erdhi në pushtet. 2/3 e kuksianëve janë detyruar të ikin nga vendi prej diskriminimit që u ka bërë Edi Rama në 7 vite. Ka premtuar 300 mijë vende pune, ka larguar 500 mijë shqiptarë nga vendi”, deklaroi Basha./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY