Zedhenesja e PD ka postuar disa foto që sipas saj rrëzojnë propagandën me kantierët 3D të ndërtimit të Ramës.
“Edi Rama dhe shpura e tij e propagandës, pasi hoqi foltorën nga rrënojat e shkollës Sami Frashëri, me foltoren në krahë u ndal dje në rrugën 5 Maji, ku preu shiritat e një tjetër kantieri.
Sot me të njëjtin podium u shfaq në Kukës në aeroportin që sa herë shkon ai, mjetet e rënda të nisura nga Tirana, ndizen sa për daljen live të kryeministrit në ikje.
Por përtej transmetimeve me regji qëndrore, në gërmadhat ku shfaqet nuk punohet më.
Sapo fiken kamerat, punëtorët ikin dhe makineritë heshtin.
Kështu ndodhi në shkollën Sami Frashëri, dhe po kështu sot në rrugën 5 maji ku u prezantua në 3D kompleksi i banimit.
Sot aty ka qetësi.
Duke mos pasur kamera, nuk punon askush. Makineritë janë fikur menjëherë pas fikjes së kamerave”, thote Zhupa.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/