Deklarata e dhimbshme e ekspertit: Seleksionimi i pacienteve ka nisur

Deklarata e dhimbshme e ekspertit: Seleksionimi i pacienteve ka nisur

138
0
Shares

Eksperti i Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Gazmend Koduzi, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejt me studion e lajmeve të televizionit FaxNews, ka folur rreth deklaratës së ministers Manasterliu mbi ezaurimin e kapaciteteve në spitalet Covid. Sipas ministres, rritja e pacientëve Covid, të cilët do të kërkojnë kurim në spitale dhe tejmbushja e këtyre të fundit, do të çojë për pasojë në përzgjedhjen e atyre që do të kurohen, raporton faxweb.

Koduzi shprehet se kjo deklaratë është kriminale dhe ministrja duhet të përballet me drejtësinë për mosmarrjen e masave për shpëtimin e qytetarëve. Madje eksperti i Shëndetësisë shkon dhe më tej ku deklaron se ka informacione që përzgjedhja e pacientëve që do të kurohen ka filluar në spitalet rajonale. Sipas tij dy gra në qytetin e Elbasanit u refuzuan të shtroheshin në spitalet Covid në Tiranë dhe për pasojë gjetën vdekjen.

”Jo më larg se mbrëmë dy zonja kanë humbur jetën në spitalin e Elbasanit, pasi nuk u bë i mundur transferimi i tyre në Tiranë se nuk kishte vende. Ato janë mbajtur në dhomat e izolimit, ku ka vetëm burim oksigjeni dhe asgjë tjetër. Kjo deklaratë ka filluar dhe është bërë reale. Ministrja e pakta duhet të japë dorëheqjen dhe për masat e pamarra ndaj qytetarëve kjo zonjë duhet të shkojë përballë organeve të drejtësisë”.- tha Koduzi ne faxnews. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY