Video e Strazimirit: Mos shiko shkollen e Zijait por shih tmerrin e...

Video e Strazimirit: Mos shiko shkollen e Zijait por shih tmerrin e njerezve nga covid dhe paaftesia e qeverise

166
0
Shares

“Nuk ka moj zemër tampone, janë vetem për urgjencën”, ishte komenti që bëri një punonjëse ndaj qytetares që kërkonte me ngulm të testohej ne spitalin e Durresit. Kjo eshte pamje nga nje video qe postoi sot ish deputeti i Pd, Gent Strazimiri.

Ai i bën thirrje Ramës që të hapë veshët e të dëgjojë se si mungojnë tamponet.

“Hap veshet dhe degjo sesi mungojne tamponet, sesi sorrollaten qytetaret per te bere testin dhe per te marre pergjigjen! Boll rremove ne te shkuaren e njerezve, siç kane bere paraardhesit e tu me jeten e shqiptareve per dekada me radhe.

Per aq kohe sa te ka mbetur, merru me kujdesin e jetes se qytetareve, me mjeket dhe infermieret qe i ke lene ne meshire te fatit.  Tampone nuk ka as ne Durres, tampone nuk ka as ne Elbasan, nuk ka ne te gjithe vendin, sepse banda qe drejton nuk do t’ia dije per njerezit.

Degjoje te verteten dhe mos u fshih pas shantazheve dhe batutave bajate”, shkroi Strazimiri.

Nje dite me pare nje infermier tha se situata ne Durres eshte shume e rende.

”Harta e të prekurve është zgjeruar në të gjithë rrethin e Durrësit, ka mungesë tamponesh të jashtëzakonshëm. Kur dje kishim nevojë për 60, kemi pasur në dispozicion vetëm 15 tampona”, ishte deklarata e Zija Alhysës që nxiti reagimin e Ramës.

Pasi kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se duhet të dëgjohet për treguar se si qeveria po dështon me menaxhimin e pandemisë. Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama publikoi dëftesën e Alhysës, për të cilin tregon se ka kryer shkollën e mesme bujqësore në vitin 1982 deri në 1983.

“Më 14 Korrik 2015, Zija Alhysa merr lejen e ushtrimit të profesionit të infermierit që ka qenë e vlefshme deri më 14 Maj 2020. Nuk dihet nëse e ka rinovuar licensën, por ajo që dihet tanimë është se nxënësi mesatar i marksizëm leninizmit është licensuar nga Basha si mjek në shërbim të trenit të vjetër të shpifjeve shurdhurese”, thuhet në videon e publikuar nga Rama.

Ai edhe mund te mos kete shkolle fare dhe nuk ka rendesi kush ze e nxjerr Ramen zbuluar por sa e rende eshte situata./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY