Rindertimi i Rames, pasi ikin kamerat nuk behet asnje pune

Rindertimi i Rames, pasi ikin kamerat nuk behet asnje pune

240
0
Shares

Ish deputetja Jorida Tabaku i përgjigjet rindërtimit fals të Ramës e Veliajt Sipas saj dhe publikon fotot. Pasi largohen kamerat nuk bëhet asnjë punë, thote ajo.

Tabaku: Qeveria e Propagandës!

Dalin cdo ditë me regji qëndrore për ti mbushur mendjen shqiptarëve që po punojnë. Asgjë nuk po bëjnë, asgjë nuk kanë bërë në 7 vite dhe asgjë vitin e fundit që mbas tërmetit. I lanë shqiptarët jetimë me shtëpi të rrënuara dhe tani duan ti përdorin për propagandë. Shembulli më i mirë është shkolla Sami Frashëri.

2 ministra dhe një kryetar bashkie dolën dje për të manipuluar shqiptarët dhe qytetarët e Tiranës. Rezultati është një shfaqje propagandistike.

Sot asnje punetor dhe asnje pune ne gjimnazin Sami Frasheri, sepse regjia qendrore eshte zhvendosur ne shkollen 5 maji. Cdo dite ne nje shfaqje ku propaganda shet nisjen e punimeve, por pasi kamera e ERTV largohet heshtja dhe braktisja pushton ato qe sot duhet te ishin sheshe ndertimi.

Gënjyen aktorët e rilindjes edhe për fondet e gjimnazit Sami Frasheri. Kjo shkollë NUK do të ngrihet me fondet e BE. Kosto prej 4.5 mln euro do paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe qytetarëve të Tiranës. Shkollat me fondet e BE kushtojnë 6 herë më pak!

Tetë vjet kanë manipuluar shqiptarët me fasadë dhe i kanë mbajtur me gënjeshtra. Do të demaskohen hipokritët dhe manipulatorët pasi shqiptarët do të mësojnë se çfarë fshihet pas prishjes së shkollës Sami Frashëri në mes të pandemisë. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY